E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia, po gazsjellësit që kalon në Shqipëri



Gazsjellësi “Trans-Adriatik” (TAP), i cili nis në Greqi dhe del në portin e Vlorës për të kaluar më pas në Itali, është drejt finalizimit. Qeveria greke e ka shpallur si një nga prioritet e saj, dhe pikërisht një ditë më parë zëvendësministri grek për Mjedisin, Energjinë dhe Ndryshimin e Klimës Ionnis Maniatis është takuar me përfaqësuesit e tubacionit “Trans-Adriatik” (TAP) për të diskutuar përparimin e projektit. Qeveria greke ka kërkuar informacion nga kompania në lidhje me këtë projekt si dhe ka kërkuar avancimin e tij në kohë. Projekti i gazsjellësit “TAP” është 520 kilometra i gjatë dhe ndodhet në fazën e fundit të projektimit të tij, dhe hapi i fundit mbetet vetëm ndërtimi. TAP ka si partnerë të përbashkët sipërmarrjen zvicerane “EGL Group” dhe atë norvegjeze “Statoil”. Këto kompani kanë përfunduar kohët e fundit një vizitë tre mujore, dhe ka mbledhur të dhënat e fundit në Shqipëri, Greqi dhe Itali, si pjesë e procesit të rafinimit të rrugës. Projekti do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik dhe Lindja e Mesme, në Evropë. Tubacionet e gazit do të fillojnë pranë Selanikut, në Greqi, dhe kalojnë përmes Shqipërisë dhe Detin Adriatik, para se të përfundojnë pranë Brindisit në Itali. “TAP” do ta lidhë në sistemet ekzistuese të gazit kombëtar në Greqi dhe Itali. Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz për tregjet evropiane. Tubacioni do të ketë një dimension (Bcm 10/a) të gazit me mundësinë e rritjes të kapacitetit 20 Bcm/a.

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›