Rama: “Nëse nuk hapen kutitë, lëvizja jonë e re do të rrëzojë qeverinë”
Kreu i PS-së: “Berisha do të dorëzohet përpara dëshirës së popullit për votën e lirë”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se në rast se kryeministri Berisha nuk do të reagojë deri në përfundim të ultimatumit 10-ditor të vendosur nga Partia Socialiste për hapjen e kutive, atëherë lëvizja e re popullore që lindi ditën e protestave do të realizojë rrëzimin e qeverisë. Kryesocialisti u shpreh se mungesa e reagimit nga ana e Berishës do të sjellë në mënyrë të pashmangshme fazën e re të aksionit opozitar, i cili, sipas tij, do të shkaktojë largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. “Shpresoj që të gjithë të jeni të qartë deri në momentin që flasim dhe ndërkohë uroj që të jem shpjeguar mjaftueshëm për të kuptuar se afati 10-ditor është fundi i një kapitulli, i një aksioni opozitar dhe fillimi i një kapitulli të ri. Është zgjerimi i objektivit me detyrimin e pashmangshëm që në rast se nuk hapen kutitë, qeveria duhet t’i hapë rrugën popullit, që t’u ridrejtohet kutive të votimit dhe me zgjedhje të parakohshme, të përcaktojë me vullnetin e tij të lirë, qeverinë që do”, - u shpreh Rama.
Lëvizja
Kryesocialisti shpjegoi se protesta 3-ditore e organizuar nga opozita arriti me sukses që të sjellë shfaqjen dhe lindjen e një lëvizjeje të re popullore, e cila ka në thelb mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve, që fillon nga vota e lirë. Rama shpjegoi se kjo lëvizje synon të zgjidhë përfundimisht ngërçin 20-vjeçar që ka të bëjë me zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kreu i PS-së rrëzoi çdo hipotezë të mundshme që e lidhte këtë lëvizje me rrëzimin e dhunshëm të qeverisë apo të shpërthimit të trazirave. “Ka një keqkuptim të madh lidhur me protestën dhe me objektivin e saj. Kjo është një lëvizje popullore demokratike, është shprehje e vullnetit të lirë të një populli të shumicës dhe njëkohësisht është mishërim i një vetëdije qytetare se ka ardhur koha për të mbrojtur dinjitetin dhe për të mbrojtur njëkohësisht liri dhe të drejta, që janë seriozisht të kërcënuara. Një lëvizje popullore demokratike nuk ka të bëjë as me dhunën dhe as me format e degraduara të revoltës qytetare. Ajo ka të bëjë me aspiratat, të cilat mishërohen në protesta që shprehin më së miri krizën morale të qeverisjes dhe njëkohësisht nevojat kombëtare për zgjidhjen e kësaj krize. Sepse rrënimi i përditshëm moral i qeverisjes, nga një qeverisje për Shqipërinë dhe shqiptarët, në një qeverisje për të përmbushur interesa personale, familjare e klanore të një grupi njerëzish që sot kanë pushtet ilegjitim, është në radhë të parë një detyrim i madh qytetar. Kështu që është e kotë dhe e trishtueshme që kjo lëvizje e pandalshme deri në realizimin e objektivit të saj për të rivendosur demokracinë në Shqipëri, për të zgjidhur përfundimisht nyjën 20-vjeçare që ka të bëjë me lirinë e zgjedhjeve, ndershmërinë e numërimit të votave, për ta hapur perspektivën e një qeverie kombëtare tërësisht me publikun dhe për publikun, është një lëvizje, e cila nuk mund të shihet dhe trajtohet si një shprehje e një revolte të paorganizuar dhe që ka të bëjë me data e me përmbysje në ato data të qeverisë. Nuk është kështu dhe nuk do të ndodhë kështu. Sali Berisha do të detyrohet të dorëzohet përpara popullit në rast se nuk do t’i hapë popullit rrugë për të parë votën e tij për të shpëtuar nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara”, - u shpreh Rama
Ultimatumi
Kreu i Partisë Socialiste tha se skadimi i afatit 10-ditor të ultimatumit të opozitës do të jetë ogurzi për fatin e institucioneve të marra peng nga maxhoranca që doli nga grabitja e zgjedhjeve të 28 qershorit. Rama tha se Partia Socialiste dhe opozita në tërësi ka detyrimin kushtetues, politik, moral e qytetar që të mos lejojë uzurpimin e këtyre institucioneve. Rama paralajmëroi gjithashtu zhvillimin e protestave në qytete të ndryshme të vendit. “Ajo që dua të theksoj dhe që duhet të kuptohet nga të gjithë është që lëvizja e re popullore për lirinë e votës, për drejtësinë e zgjedhjeve, për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha që prodhojnë zgjedhjet e deformuara tërësisht nëpërmjet trysnisë së shtetit është një lëvizje që nuk do të ndalet dhe vala e protestave qytetare do të përhapet në të gjithë Shqipërinë. Do të përfshijë që të gjithë, qytetarë, grupe shoqërore, parti politike, komunitete, kudo ku janë, në funksion të rikthimit të legjitimitetit të Parlamentit dhe qeverisë në Shqipëri. Në rast se nga ana tjetër, në këto 10 ditë nuk do të ketë asnjë reflektim dhe në rast se hapja e kutive do të vazhdojë të shihet si një ogur i zi, pa asnjë dyshim, moshapja e tyre do të jetë ogurzezë për fatin e këtyre institucioneve të marra peng nga ata që duan të vazhdojë regjimin e uzurpimit mbi kurrizin e shqiptarëve, pavarësisht nga varfërimi i përditshëm i qytetarëve dhe i familjeve të këtij vendi, pavarësisht nga rëndimi i përditshëm i krizës së demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vetë ekonomisë. Këtë ne kemi detyrimin kushtetues, politik, moral e qytetar, që të mos e lejojmë. Më vjen keq për spekulimet që bëhen, duke aluduar për veprime të dhunshme dhe për rrëzime me dhunë të institucioneve, sepse kjo lëvizje, e përsëris, nuk ka nevojë të krahasohet me çka është parë për keq në të shkuarën, por do të shihet si vijë e atyre lëvizjeve të mëdha popullore demokratike që në të shkuarën e kanë çliruar popullin shqiptar nga pushtete uzurpatore, nga qeveri të kthyera në mjete përfitimi dhe abuzimi në kurriz të shqiptarëve, nga forca që kanë transformuar ata që përfaqësojnë thjesht në numra për të rënduar mbi ta dhe të tjerët”, - tha kryesocialisti Edi Rama.
24 Nentor 2009