E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia rishikon ligjin për narkotikët

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 13:30

Greqia pritet të rishikojë legjislacionin për mbajtësit dhe përdoruesit e lëndëve narkotike, në përpjekje për të ulur numrin e përdoruesve dhe trafikimin e llojeve të lehta të drogës.

Ministria greke e Drejtësisë ka paraqitur në Parlamentin grek një Projektligj të ri, i cili parashikon dënime më të buta për mbajtësit e lëndëve të lehta narkotike dhe ndaj përdoruesve.

Mjetet greke të informimit citojnë burimet zyrtare greke ,sipas të cilave rreth 300 persona vdesin në këtë vend nga përdorimi i drogës.

Shifrat e përdoruesve janë veçanërisht të larta në burgjet greke, ku rreth 40 për qind e të burgosurve përdorin lëndë narkotike.

Projektligji i ri ka ngjallur debate në opinionin publik grek, pasi parashikon sanksione më të buta edhe ndaj kultivuesve të llojeve të lehta të narkotikëve.

Ndërkohë që vendi po përjeton një krizë të rëndë ekonomike dhe financiare, hapa të tilla priten me skepticizëm nga grekët e thjeshtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›