Obama mbushi 50 vjet

Pas arritjes së marrëveshjes për ngritjen e kufirit të borxhit dhe shpëtimit të ekonomisë amerikane nga katastrofa më e rëndë financiare e shlyerjes së borxheve, Presidenti amerikan, Barack Obama, fluturoi drejt Chicagos, ku festojë ditëlindjen e tij.
Festa e ditëlindjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë shërbejë edhe për mbledhjen e fondeve, për fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Festimet për ditëlindjen e 50-të të presidentit nisën që mbrëmjen e të mërkurës, me një koncert me muzikë jazz nga Herbie Hancock dhe Jennifer Hudson.
Ndërsa darka e ditëlindjes u është rezervuar dhuruesve të mëdhenj të fushatës, të cilët do të paguan 35.800 dollarë për kokë në ditëlindjen e Presidentit Obama.
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, me telefon, i ka uruar Obamas ditëlindjen e 50-të.
Shërbimi për informata i Kremlinit njoftoi se në bisedën telefonike, Medvedev dhe Obama, po ashtu kanë diskutuar për fushatën e Rusisë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, deri në fund të këtij viti.