E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti me makina elektrike

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 12:34

Si do të dukej një qytet, nëse të gjithë do të qarkullonin me karroca golfi dhe jo makina?

Pikërisht këtë e ka bërë qyteti, Peachtree, në shtetin amerikan të Georgias, ku gati çdo njeri, në popullsinë prej 34 mijë banorësh, nget makinë elektrike.

Këto karroca nuk janë vetëm për t’u përdorur në fushat e golfit, por banorët i përdorin ato për çdo gjë, për të çuar fëmijët në shkollë.

Dhe këto karroca nuk i pëlqejnë vetëm të rriturit, por edhe fëmijët.

Qyteti Peachtree ka 10 mijë karroca të tilla si dhe rreth 150 kilometra rrugë të ngushta për këtë karroca.

Ngritja e çmimit të naftës në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, nuk i shqetëson banorët e këtij qyteti të vogël dhe kostoja e ngasjes së këtyre karrocave është 1 qindarkë, për gati një kilometër.

Një karrocë të tillë mund ta blesh për 2 mijë dollarë dhe ato më të shtrenjtat mund ecin me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›