Rruga Fier-Tepelenë, debate në komision e ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë dhe financave nis sesionin e ri me rishikimin e dy marrëveshjeve për ndërtimin e rrugës Fier-Tepelenë dhe për By Passin e Fierit por seanca është përqëndruar më tepër në debate politike. Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë debatuar ashpër në lidhje me projektet infrastrukturore.Sipas deputetëve të selisë rozë qeveria ka realizuar hakmarrje krahinore në ndërtimin e rrugëve.
Edhe pse ka votuar për zgjatjen e afatit të punimeve për 15 kilometrat e fundit të rrugës Fier- Tepelenë opozita ka deklaruar se rishikimi i kontratës do të sjellë edhe rritjen e normës së interesit për kredinë. Sipas deputetit socialist Arben Ahmetaj në 20 vitet e fundit rruga Fier-Tepelenë i ka kushtuar qeverisë shqiptare 70 milion euro.
Ndërkohë që zv.ministri i transporteve Ernest Noka ka shpjeguar se ndryshimi i projektit nuk efekte financiare.
Anëtarët e komisionit të ekonomisë dhe financave kanë miratuar unanimisht edhe fondin shtesë që parashikon ndërtimin e By Passit të Fierit.