Greqia,90 bursa pasuniversitare
90 bursa për studime pasuniversitare nga fondacioni shtetëror i bursave. Këtë bën me dije Ambasada Greke në Tiranë. Në deklaratën për mediat, nisur prej Ministrisë së Arsimit në vendin tonë, bëhet me dije se bursat janë për vitin akademik 2010-2011. “Bursat ofrohen për programet e studimit master i nivelit të dytë, për një periudhë nga 1 deri në 3 (tre) vjet, Doktoratë (PhD), për një periudhë nga 1 (një) deri në 4 (katër) vjet: Kërkime në postdoktoratë për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 (një) vit, Specializime në artet e bukura, për një periudhë nga 1 (një) deri në 2 (dy) vjet”, bën me dije MASH. Sipas saj, formularët dhe dokumentet e tjera, mbasi të jenë plotësuar nga aplikantët, të dërgohen direkt në Ambasadën Greke në Tiranë, ose pranë Konsullatës së Përgjithshme në Gjirokastër apo Korçë, brenda datës 17 maj 2010. “Për një informacion më të hollësishëm për këto bursa, dokumentacionin që duhet plotësuar dhe mënyrën e aplikimit, referojuni adresës së poshtëshënuar në web-site: www.iky.gr”, thuhet në deklaratën për mediat. Aplikantët duhet të zbatojnë afatet, si dhe të përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara, pa përjashtuar këtu dokumentacionin e nevojshëm.