E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvishet Olta e “B.B” - Një kompani e fuqishme i ofron 50000 euro si imazh



Redona Sadiku

Duket se ditët mbas daljes nga shtëpia e “Big Brother” kanë qenë mjaft intensive për vajzën që bëri aq shumë atë diskutohej për lojën e saj. Nuk preferon që të dalë në lokalet më shik të kryeqytetit dhe të takojë miq dhe fansa, por ka rimarrë ritmin e zakonshëm të jetës, sigurisht me ndryshimet që sjell pjesëmarrja në një reality show, e cila siç dihet të jep statusin e një personi publik. Por, sipas mikeshave të saj, Olta është një vajzë me këmbë në tokë dhe kur ndërrmerr një veprim, e di mirë se ku duhet të arrijë në mënyrë që gjithçka të ketë një sens dhe një finale që asaj i intereson. Nëpër intervista të ndryshme, bukuroshja brune nuk ka shfaqur interes për botën e televizionit, por për atë të modës dhe të imazhit zyrtar të ndonjë kompanie. Sinjalin e parë e mori nga firma italiane e veshjeve Bonnavita, ku imazhi zyrtar i kësaj firme, Fabrizzio Corona zgjodhi fotografinë e saj, të Domenikës dhe Erjonit, por deri tani nuk dihet nëse kjo u bë thjesht për të patur një kuptim vizita e tij në shtëpinë e “Big Brother”, pra si një detaj për show, apo sepse me të vërtetë kjo kompani ka kërkuar imazhe në Shqipëri, pikërisht mes banorëve të “Big Brother”.
Padiskutim që pamja e Oltës nuk ka lënë indiferentë, jo vetëm meshkujt të cilët dorëzohen para bukurisë së një femre, por as edhe sipërmarrësit e kompanive të ndryshme, duke parë tek ajo imazhin e ardhshëm zyrtar për aktivitetin e tyre. Sipas mikeshave të Oltës, kjo e fundit ka marrë shumë oferta pune në këtë sektor, dhe ofruesit nuk janë treguar aspak të kursyer edhe në shumat që i kanë propozuar. Kështu sipas burimeve tona, një kompani ndërtimi në Kosovë e cila është një kulmin e lulëzimit të saj momentalisht dhe me ambicie për ta shtrirë këtë aktivitet edhe në Shqipëri, i ka kërkuar Oltës të jetë imazhi zyrtar i kësaj kompanie, në këmbim të një kontrate prej 50 mijë eurosh. Por siç dihet, për të gjithë ata të rinj që marrin pjesë në “Big Brother” ekziston një kontratë 16 mujore që nga dita kur ata futen në “Big Brother”, e cila i pengon ata të angazhohen në aktivitete të tjera jashtë atyre që nuk janë në interes të programit dhe të kompanisë mediatike “Top Media”. Gjithashtu dihet nga eksperienca të mëparshme se pa mbaruar programi, i cili është parashikuar të ulë siparin e tij diku nga mesi i majit, asnjëri nga pjesëmarrësit nuk mund të marrë një ofertë pune nga “Top Media”. Kështu Olta, apo edhe të tjerë pjesëmarrës, të cilët mund të kenë pasur oferta joshëse pune, janë të detyruar nga kontrata, që të presin se çfarë ka menduar për ta stafi i “Big Brother”, madje sipas kontratës ata nuk mund të ndërmarrin asnjë hap në mënyrë indivuduale, për aq kohë sa kontrata është në fuqi. Mirëpo ndodh që okazionet e mira të vijnë në një moment jo shumë të përshtatshëm dhe mbase nuk mund të presin gjatë. Kështu që kjo kontratë interesante me siguri e ka vënë në dilema të mëdha Oltën. Gjithsesi duket se ajo nuk ka ndenjur duarkryq. Këto ditë, ajo është ndjekur nga paparaci ynë për të krijuar një ide për axhendën e saj. Olta ndjek studimet për master në degën e biznesit gjatë paradites dhe mbasditeve ajo frekuenton qendrën e bukurisë dhe të fitnnesit “Static”, e hapur disa muaj më parë diku në zonën e Tiranës së re. Atje ajo po merret seriozisht me fitnnes dhe me trajtime të ndryshme estetike, në mënyrë që të rikuperojë formën e saj dhe ta perfeksionojë akoma më shumë atë. Duket se vajza seksi është shumë koshiente për dhuntitë që i ka falur Zoti dhe kërkon më të mirën për pamjen e saj. Në këtë qendër, ajo praktikon krahas veglave të stërvitjes edhe notin në pishinë, si dhe masazhet dhe trajtimet e tjera. Djemtë e palestrës na kanë rrëfyer se kur vjen Olta aty, të gjithë e humbin fare dhe harrojnë për çfarë kanë shkuar, por kundrojnë nga larg format super seksi të saj dhe mbi të gjitha pjesën e sipërme...Ata rrëfejnë se pamja e Oltës është një spektakël më vete, pasi rrallë qëllon që një femër të jetë aq e hollë në linja dhe të ketë një numër gjoksi pesa! Interesante është zgjedhja që ka bërë një firmë ndërtimi, si ajo për të cilën folëm më lart duke preferuar një femër shumë seksi për të qenë imazhi i tyre, ndërkohë që Olta mund të ishte fare mirë imazhi i një qendre estetike, i një firme veshjesh apo më mirë akoma, i një firme të brendshmesh. Mjafton të shohësh se si i rrinë rrobat e banjos që ajo kishte veshur atë ditë që e fotografoi paparaci ynë, për ta vërtetuar këtë. Të shohim se si do ta zgjidhë këtë dilemë Olta, ku nga njëra anë është super e kërkuar për punë që nuk kanë lidhje me “Top median” dhe nga ana tjetër ka një kontratë për të respektuar me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›