Mujota pret gjeneralin e NATO-s Lather
Prishtinë-Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota ka pritur të enjten në takim shefin e Stafit në Komandën Qendrore të NATO-s në Bruksel, gjeneralin Karl-Heiz Lather, në shoqërim të zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Fugie. Ministri Mujota me këtë rast foli për procesin e ngritjes së FSK-së si forcë profesionale, gjithëpërfshirëse, në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në funksion të paqes e sigurisë. Ai përmendi edhe përpjekjet e institucioneve për trajtim sa më të mirë të pjesëtarëve të TMK-së që nuk janë përfshirë në FSK.
Siç theksohet në një komunikatë të kësaj ministrie, në takim u vlerësua se pavarësia e Kosovës ka rritur nivelin e sigurisë dhe stabilitetin në rajon, dhe janë krijuar parakushtet që në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të punojmë për integrim në strukturat euroatlantike.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për arritjen e këtij objektivi që garanton paqe dhe prosperitet afatgjatë, ka potencuar Mujota.
Të dy bashkëbiseduesit i kanë kushtuar vëmendje të posaçme Fondit për FSK-në të ngritur nga NATO, me ç’rast ministri falënderoi shtetet që kanë kontribuar dhe ato që do ta ndihmojnë këtë fond.
Po të enjten, gjenerali Lather ka zhvilluar takim edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Sylejman Selimin. Gjatë takimit të dy gjeneralët kanë diskutuar për procesin e selektimit dhe fillimin të punës së FSK-së.
Po ashtu, në takim u bisedua edhe për procesin e trajnimeve dhe fillimin e rekrutimit për FSK nga shoqëria civile, si dhe planet dhe objektivat e ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së. telegrafi