E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtron qytetarët për viza në Kanada, arrestohet

Prishtinë - Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas, i cili dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë. I dyshuari 35 vjeç ka kryer veprën e mashtrimit, duke marrë nga 13 persona një shumë parash (12000 euro), duke u premtuar atyre se do të ju rregullonte viza për Kanada, ai gjithashtu dyshohet të ketë kryer këtë vepër edhe disa herë të tjera. Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i bazuar se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari arrin deri në 20 qytetarë të ndryshëm të cilët nuk kanë raportuar se janë mashtruar nga po i njëjti person.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në gjykatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›