E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Alibeaj: Inspektim në Gjykatë

 

TIRANE – Në kohën që greva e të dënuarve të burgut të Shënkollit, Lezhë hyn në ditën e shtatë, Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektimin e të gjitha çështjeve në Gjykatën e Lezhës, për të cilat grevistët pretendojnë se ka abuzime nga ana e togave të zeza. Në një njoftim zyrtar, Ministria e Drejtësisë pohonte dy ditë më parë se ministri duke vlerësuar me objektivitet gjendjen në këtë institucion ka urdhëruar inspektimin e të gjitha çështjeve me objektet e pretenduara nga grevistët në Gjykatën e Lezhës, duke kërkuar evidentimin në mënyrë objektive të zbatimit të dispozitave ligjore nga ana e gjyqtarëve të kësaj gjykate, për shqyrtimin e kërkesave të të dënuarve. Po kështu dje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dërgoi katër juristë për të inspektuar grevën dhe për të verifikuar kërkesat dhe pretendimet e grevistëve. Të burgosurit pretendojnë se është abuzuar nga ana e gjykatës në lidhje me lirimet me kusht dhe uljen e dënimet për shkak të sjelljes së mirë në qeli, si dhe faktin që prokuroria ekzekuton me vonesë dënimet penale, duke bërë që ata të vuajnë padrejtësisht dënimin në qelitë e paraburgimit.     fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›