E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali amerikan tek Ushtaraku,instalohet rezonanca

Në spitalin amerikan i njohur deri tani si spitali turk, sapo është përfunduar instalimi i rezonancës magnetike, zëri më i fundit i teknologjisë që vjen në vendin tonë. 

Një aparaturë mjaft e shtrenjtë, por ndër më të rëndësishmet për pacientët. “Ky është treguesi i zhvillimit të shpejtë që po ndodh në mjekësinë private në vendin tonë”, janë shprehur drejtuesit e këtij spitali. Sipas tyre, instalimi i kësaj aparature vjen pas një sërë investimesh të rëndësishme, të cilat do të shtrihen edhe më tej pas blerjes së aksioneve të Turqisë nga amerikanët. Madje, në total janë parashikuar rreth 100 milionë dollarë investime në sistemin privat shëndetësor. Imazheria e rezonancës magnetike është një ekzaminim mjekësor, që ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme. Janë mbi 20 lloje sëmundjesh apo anomalish që mund të diagnostikohen me anë të rezonancës magnetike. Një ndihmëse të madhe ky lloj ekzaminimi jep për zbulimin e tumoreve të fshehura tek pacientët. Ajo mund të kryhet për pjesë të veçantë të trupit ku dyshohet për sëmundjen, ose në të gjithë trupin. Rezonanca magnetike e gjithë trupit është kontrolli i plotë i trupit nga koka deri tek gishti i këmbës, përdoret në zbulimin e metastazave në pacientët kur njihet fokusi primar malinj dhe anasjelltas. Gjithashtu përdoret për të gjetur shkallën e përhapjes dhe lokalizimin e patologjive infiltrative të palcës së kurrizit e shtrirjeje dhe fokusim në patologjitë infiltruese të palcës kockore, për të gjetur shkallën e përhapjes në sëmundjet muskulare si polimiozit dhe sëmundje të tjera sistematike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›