E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e fermerëve greke bllokon Kapshticen per 2 ore

ATHINE- Policia kufitare greke njofton bllokimin e lëvizjes në pikën doganore të Kapshticës nga ora 11: 00 deri në 13:00 të ditës së sotme. Shkak bëhet greva e paralajmëruar e fermerëve grekë.  Ata tashmë kanë bllokuar kufirin me Bullgarinë dhe Maqedoninë ndërsa kërcënuan bllokimin e kalimit në Shqipëri dhe Turqi. Policia kufitare e vendit tonë këshillon qytetarët shqiptarë që të evitojnë lëvizjen nga kjo pikë kufitare brenda këtij harku kohor, kur dhe është njoftuar të zhvillohet protesta e fermerëve. Greqia ka sektorin më të madh të fermerëve në BE. Fermerët grekë ankohen se cmimet shumë të ulëta të produkteve të tyre nuk mbulojne dot kostot e shpenzimeve. Në shenjë proteste ndaj qeverisë së re të Jorgos Papandreut, ata mbajne te bllokuar me traktorë autostrataden kryesore drejt pikave kufitare. Fermerët kërkojnë cmime më të larta për produktet e tyre dhe ankohen se nga paketa e ndihmes se premtuar nje vit më parë kanë marrë vetëm 50-60 % nga fondi i premtuar. Gjithashtu ata kërkojnë një taksë më të ulet karburanti që t’i ndihmojë të përballojnë kostot e larta te prodhimit.Protesta e fermerëve e cila bllokoi kalimin nga kufiri i Bullgarisë ka nisur që të hënën. Gazetat bullgare shkruajnë sot se deri tani ekonomia bullgare humb 3 mln leva ( monedha vendase) cdo ditë për shkak të protestës së fermerëve.Për Bullgarinë Greqia është tregu më i madh i eksporteve për produktet e agrokulturës. Ministri i Agrokulturës Miroslav Naidenov së bashku me homologun rumun Mihail Dumitru i kanë dërguar një letër Komisionit Europian ku i kërkojnë KE-së të ndërmarë veprime të menjëhershme kundër Greqisë, pasi fermerët grekë po dhunojnë të drejtën kushtetuese të lëvizjes së lirë përmes kufijve të bizneseve dhe të qytetarëve të thjeshtë.Mediat bullgare shkruajnë sot se fermerët kanë bllokuar me traktore rreth 3 km rrugën që të con në pikën kufitare mes Greqisë dhe Bullgarisë, Kulata-Promahon, dhe nuk kanë lejuar asnjeri të kalojë kufirin për rreth 30 orë, deri në orën 10.00 të mëngjesit të sotëmDje kryeministri bullgar Boiko Borissov ka mbajtur një takim urgjent në Komisionin Europian për të diskutuar mbi situatën. Në një prononcim për mediat bullgare Borisov ka informuar se ishte takuar me presidentin e Komisionit Europian Hose Manuel Barroso dhe i kishte kërkuar 10 milion euro kompensim për shkak të dëmit që po i shkaktohet vendit nga protesta e fermerëve.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›