E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva, gati lista e transferimeve

14/02/2005  Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë vendosur transferimet nga komisariatet të të arrestuarve, për të cilët është marrë vendim i formës së prerë nga gjykatat. Shkak për vendimin e përshpejtuar është bërë greva në qelitë e Shkodrës. Greva e urisë e të burgosurve të komisariatit të Shkodrës, është kryesisht për ushqimin, kushtet e qelive dhe mungesën e takimeve me familjarët. Në një raport për paraburgimin Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka konstatuar se personat që mbahen në qelitë e paraburgimit kanë mungesë të theksuar në sasinë dhe cilësinë e ushqimit. Ky raport është bërë publik pas një monitorimi katër mujor (shtator-dhjetor 2004) të KSHH-së, në 16 komisariate në gjithë vendin dhe në burgun 313 të paraburgimit në Tiranë. Sipas konstatimeve të këtij institucioni, përveç problemeve me ushqimin, janë vërjetur mungesë e theksuar edhe e shërbimit shëndetësor ndaj të paraburgosurve si dhe kushte mjaft të rënda higjeno-sanitare. Më tej në raport është theksuar mbipopullimi i qelive të paraburgimit, të sëmurët mendorë nuk trajtohen sipas ligjit, të miturit mbahen në qeli së bashku me persona të rritur dhe që janë ndaluar për vepra të rrezikshme kriminale si dhe mungesë e theksuar e infrastrukturës së qelive dhe mjediseve të paraburgimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›