Të dy kombet do të punojnë për zhvillimin e Maqedonisë

14/02/2005 Ali Ahmeti kryetari i BDI-së, në një intervistë eskluzive për “Metropol”, thotë se shpreson që brenda një dhjetëvjeçari të hiqen kufijtë mes vendeve të Ballkanit
Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka theksuar në një intervistë për "Metropol" se, as shqiptarët dhe as maqedonasit, nuk janë të interesuar për ndarjen e Maqedonisë. Sipas tij, nga bashkëpunimi mes të dy vendeve, kemi një zhvillim të këtij shteti. "Maqedonia si shtet mund të ekzistojë vetëm në marrëveshje, në bashkëpunim dhe në bashkëqeverisje të popullit maqedonas dhe të popullit shqiptar, dy komuniteteve të mëdha, dhe e ardhmja e mirë apo e keqe e Maqedonisë, do të varet nga vullneti i mirë që do të tregojnë këto dy komunitete. Ndërsa, unë mendoj se të dy komunitetet e kanë kuptuar se ky vend është i joni, bashkarisht duhet ta marrim përsipër avancimin e të gjitha vlerave, standarteve, që ky shtet të jetë i qëndrueshëm, të dominojnë në të paqja, stabiliteti dhe siguria", tha Ahmeti. Sipas tij, pavarësia e Kosovës nuk cënon aspak interesat e Maqedonisë por përkundrazi, sjell një stabilitet më të garantuar në rajon.
Z. Ahmeti, shqiptarët e Maqedonisë nga pavarësia e saj e këndej, përsa i përket barazisë së tyre, gjithmonë hasën në rezistencë të madhe të palës maqedone, sa që ishte e pashmangshme lufta e 2001-shit. Cila është Maqedonia sot dhe cilët janë shqiptarët në Maqedoni, tash më shumë se dy vjet nga Marrëveshja e Ohrit?
Pyetje e shkurtër, por që përfshin 12-të a 13-të vjet hapësirë kohore. Ndryshimi i bërë pas 12 a 13 vjetëve, mendoj se është ndryshim radikal. Ku e bazoj unë këtë që e them?. Në radhë të parë shqiptarët e Maqedonisë në vitin 2001 e vranë frikën. Deri në vitin 2001 shqiptarët në Maqedoni ishin mjaft të terrorizuar psiqikisht dhe për shumë arësye. E para, çdo shqiptar, që ka kërkuar të drejtat e veta në rrugë legjitime, apo të fshehur nga pushteti – ilegale–dënimet, për të kanë qenë jashtëzakonisht të rënda. Për një fjalë goje, merreshin dënime 10 e 15 vjet burg. Me shfaqjen e pluralizmit të viteve 90-të, u krijua një klimë pluraliste, me çka shqiptarët filluan të mendojnë se kjo frymë pluraliste do t’ua sigurojë të drejtat e tyre legjitime në vendin e vet. Kjo shpresë ishte e rrejshme, sepse pas pavarësisë, autoritetet që morën përsipër ndërtimin e shtetit të Maqedonisë, i hynë kësaj pune me një mendjemadhësi se, shtetin mund ta ndërtojnë vetë dhe fare pa i përfshirë shqiptarët, miratuan edhe Kushtetutën, simbolet e shtetit, ndërtonin politikën e jashtme, dhe me këtë, gjithë ajo shpresë që u formua te shqiptarët se, me lindjen e pluralizmit do të materializonin të drejtat e tyre kombëtare, filloi të venitet, të zbehet.
Në këtë periudhë, megjithatë, shqiptarët fituan një gjë; bënë organizimin e tyre politik, do të thotë u ndanë dy taborre–njëri shqiptar e tjetri maqedonas, duke u rreshtuar secili në taborrin e vet mbi baza kombëtare. Mirëpo, ndonjë zgjidhje konkrete të problemeve kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni nuk pati. Pati më shumë iniciativa legale nga më shumë njerëz që vepronin nëpër parti politike, por ato u shuan thjeshtë me dhunë, siç ishin ngjarjet e njohura të Gostivarit për përdorimin e flamurit apo hapja e Universitetit në Tetovë… Dhe, shqiptarët u bindën se të drejtat e tyre legale, është e pamundur t’i fitonin në rrugë institucionale, se të gjitha kërkesat që bëheshin nga autoritetet politike të shqiptarëve që kishin fituar verdiktin e popullit, në Parlamentin e Maqedonisë mbivotoheshin, anashkaloheshin dhe e gjithë kjo solli deri tek ashpërsimi i raporteve ndërmjet dy komuniteteve apo edhe mes elitave politike që udhëhiqnin asokohe me shtetin në Maqedoni. Kjo solli shpërthimin e luftës së armatosur, e ne jemi dëshmitarë të kohës se, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pa rezervë, e mbështetën të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Lufta e UÇK-së pati një mbështetje të plotë në të gjitha drejtimet, si nga ana materiale ashtu edhe nga rreshtimi i njerëzve në kuadër të Ushtrisë, në njësi e deri në brigadat që u formuan nga UÇK, që arriti një numër mjaft të madh saqë ishte edhe problem shumë serioz ai i përfshirjes, sepse shumë njerëz i kthenim prapa, ngaqë nuk kishim mundësi për t’i pajisur me mjetet e domosdoshme, për t’u rreshtuar në një brigadë apo në një batalion. Kështu, dallimi mes- atëherë dhe sot- është se, shqiptarët tani, vërtetë në mënyrë aktive, marrin pjesë në organizimin e shtetit dhe vetëm tani, shqiptarët kanë filluar të mendojnë se ky shtet është edhe i tyre, nuk është shtet i huaj dhe nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e vet. Pjesëmarrja e shqiptarëve në administratë e në institucione është shtuar dukshëm. Shqiptarët përmes BDI-së kanë përfaqësuesit e tyre në të 14 ministritë–janë 5 ministra– Ekonomi, Arsim e Shkencë, Transport e Lidhje, Pushtet Lokal dhe Ministri e Bujqësisë, janë pastaj 4 zëvendësministra, por edhe 5 sekretarë shtetërorë nëpër ministri. Pjesëmarrja në Ministrinë e Brendshme është shtuar nga 2 a 3 në rreth 15 për qind, apo numerikisht rreth 1.500, në ushtri dhe në atë profesioniste është shtuar numri i oficerëve dhe nënoficerëve, po rritet numri i të punësuarve në administratën shtetërore, është njohur Universiteti i Tetovës si universitet i tretë shtetëror, është për tu përshëndetur organizimi i manifestimeve dhe i datave nga historia jonë kombëtare, siç ishte manifestimi për nder të Ditës së Flamurit më 28 nëntor në Shkup. Së shpejti, dhe në Shkup do ta vendosim përmendoren e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu. Po bëhet realitet ndryshimi i planprogrameve mësimore nga lënda e Historisë, gjuhës e letërsisë shqiptare, etj. Tashmë kanë filluar të tejkalohen barrierat dhe komplekset e komunitetit maqedonas, gjë që u dëshmua edhe me manifestimin për Ditën e Flamurit, që u kremtua publikisht në Shkup. Edhe pse ende nuk është sjellë Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare këtu, festa kaloi pa asnjë pengesë të ndonjë autoriteti, ndërsa edhe ky ligj së shpejti, pas zgjedhjeve vendore, do të sillet nga Parlamenti. Ka filluar edhe aplikimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në nivel lokal, që parashihet me Marrëveshjen e Ohrit dhe së shpejti, bashkë me pakon e ligjeve për simbolet kombëtare, do të sillet edhe Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet publike.
Sa i përket përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, që parashihet në Marrëveshje, dhe për të cilin po punojnë ekspertët, me këtë ligj, plotësisht do të rregullohet dhe përdorimi i saj. Unë jam optimist se edhe këto dy ligje do të sillen në Parlamentin e Maqedonisë, pa ndonjë përplasje dhe kjo është vetëm çështje kohe. Në vazhdimësi, po bëhet punë për përfaqësim të drejtë e adekuat të shqiptarëve nëpër institucione e në administratë, që është pikë mjaft e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, pavarësisht se ka të pakënaqur
qoftë nga partitë opozitare, qoftë nga individët e partive me të cilët jemi në koalicion, që thonë se neve na interesojnë vetëm çështjet nacionale. Kjo, megjithatë, nuk qëndron. Ne vërtetë kemi qenë të diskriminuar në përfshirjen në administratë e në materializimin e të drejtave që na takonin, dhe për këtë nuk brengosemi se çfarë thonë, se po të ishte ashtu as që do të ishte zhvilluar një luftë në Maqedoni, për t’i fituar të drejtat kombëtare. Ndërsa një nga synimet kryesore të BDI-së, është realizimi i plotë i të drejtave kombëtare të shqiptarëve, që kanë të bëjnë edhe me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në administratë dhe në institucionet shtetërore të Maqedonisë. Në këtë drejtim, ka mjaft lëvizje pozitive, ndihmohemi edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Para dy a tre javësh, u bë inaugurimi i më shumë se 600 administratorëve, të cilët gati një vit u trajnuan përmes një projekti të organizuar dhe të financuar nga BE. Në të ardhmen, priten edhe trajnime të tjera të më shumë se 100 përkthyesve, që do të angazhohen në gjykata, në administratën e lartë të shtetit dhe në administratën vendore, projekt që do të zbatohet për aplikim sa më të mirë zyrtar të gjuhës shqipe në jetën e përditshme në Maqedoni.
Ju thatë se shqiptarët, së pari e vranë frikën. Si po përfaqësohen shqiptarët në ekzekutivin e Maqedonisë?
Kur thashë se e vranë frikën, kjo nuk do të thotë se nuk e ngritën lartë e më lartë dinjitetin kombëtar, sepse Lufta e UÇK-së është një emblemë, është një pjesë e popullit shqiptar në Maqedoni, dhe vetë historia e Maqedonisë, të cilën unë në vazhdimësi pas 2001-shit, e quaj Maqedoni e Re. Sa i takon pyetjes tuaj të drejtpërdrejtë, them se ende ka pakënaqësi, sepse mundet në vazhdimësi të bëhet edhe më shumë, por shqiptarët përmes partisë që i përfaqëson në këtë koalicion qeveritar, BDI-së, nuk mund të ankohen që nuk përfaqësohen drejt e në mënyrë të kënaqshme në Qeverinë e Maqedonisë.
A mund ta sqaroni më shumë emrin që e përdorni për Maqedoninë si Maqedonia e Re?
Po, dhe pas kësaj që e quaj unë Maqedonia e Re, edhe qëndroj, sepse Maqedonia si shtet mund të ekzistojë vetëm në marrëveshje, në bashkëpunim dhe në bashkëqeverisje të popullit maqedonas dhe të popullit shqiptar, dy komuniteteve të mëdha, dhe e ardhmja e
mirë apo e keqe e Maqedonisë, do të varet nga vullneti i mirë që do të tregojnë këto dy komunitete. Ndërsa, unë mendoj se të dy komunitetet e kanë kuptuar se ky vend është i joni, bashkarisht duhet ta marrim përsipër avancimin e të gjitha vlerave, standarteve që
ky shtet të jetë i qëndrueshëm, të dominojnë në të paqja, stabiliteti dhe siguria. Kjo marrëveshje, siç është Marrëveshja e Ohrit, që u sigurua me Luftën e 2001-shit dhe me jetën e atyre dëshmorëve që ranë në atë Luftë, por edhe kjo bashkëqeverisje, Maqedonisë
para 2001-shit i mungonin. Kjo është arsyeja se, pse unë, Maqedoninë nga 2001-shi e këndej, e cilësoj dhe e quaj Maqedonia e Re.
Por, si i komentoni Ju deklaratat jo fort të rralla për ndarjen e Maqedonisë?
Unë, edhe në kohën e Luftës së 2001-shit, nga përfaqësues të atëhershëm maqedonas të pushtetit në Maqedoni, pata ofertë të drejtpërdrejtë për ndarje të Maqedonisë, dhe e refuzova. Këtë e bëra jo pa qëllim, se as neve si shqiptarë dhe askujt në rajon nuk i konvenon ndarja e Maqedonisë, na konvenon zhvillimi i saj dhe integrimi ynë bashkarisht në Evropën pa kufij, ku do të integroheshim dhe do të ishim bashkë edhe ne
shqiptarët. Për këtë, ne, derimë tani, bashkarisht kemi marrë përsipër shumë projekte madhore, siç është integrimi në NATO e në Bashkimin Evropian.
Si e vlerësoni bashkëpunimin tuaj me Branko Cërvenkovskin dhe Vllado Buçkovskin?
Shqiptarët tani nuk mund të ankohen se nuk i lejojnë apo se i pengojnë maqedonasit. Duhet t’i drejtojnë sytë tek përfaqësuesit e tyre brenda ekzekutivit të shtetit dhe nëse ka dobësi, ato duhet të kërkohen te ne, që kemi marrë përgjegjësi se do të realizojmë synimet dhe qëllimet madhore, në radhë të parë të shqiptarëve, por edhe të gjithë qytetarëve. Ne përgjegjësinë e kemi të dyfishtë, sepse kemi marrë përsipër që në hapa gjeometrikë, të realizojmë gjithë ato të drejta që ne, na kanë munguar, apo që na i ka
cunguar pa të drejtë qeverisja e më shumë se 50 vjeçare e të tjerëve. Sa i përket realizimit të marrëveshjeve që i arrijmë me Cërvenkovskin e Buçkovskin, po e them shumë hapur dhe shumë sinqerisht se, marrëveshjet që i kam bërë, nuk janë shtrembëruar aspak, nuk ka asnjë moment që ato të mos jenë respektuar. Kur një herë kemi bërë marrëveshje, të gjitha palët u kanë qëndruar atyre, pavarësisht se jemi pajtuar plotësisht apo jo nga ajo për të cilën kemi arritur brenda këtyre dy vjetëve.
Po afrohet koha e mbajtjes së zgjedhjeve vendore, që pritet të mbahen më 13 mars në Maqedoni. Cila do të jetë platforma zgjedhore e BDI-së për këto zgjedhje?
Ne jemi duke punuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga Shtabi Zgjedhor i BDI-së me në krye Gjeneralin Gëzim Ostreni. Elektoratit shqiptar në Maqedoni do t’i ofrojmë gjëra që mund t’i materializojmë. Nuk dalim me projekte iluzore, por me të realizueshme, duke filluar nga infrastruktura, thithja e investimeve të huaja dhe atyre vendore dhe duke krijuar klimë të volitshme që në një të ardhme, të ketë prosperitet sa më të qëndrueshëm në Maqedoni. Qytetarët këtu, në veçanti shqiptarët, nuk përballen më me realizimin e të drejtave të tyre kombëtare, se një pjesë e madhe e tyre tashmë janë materializuar, dhe elektorati këtë tashmë e di. Ne nuk krekosemi, punojmë dhe veprojmë, ndërsa unë dua të bëjmë revolucion edhe në mendjet e njerëzve, që t’u besojnë njerëzve autoritativë, atyre që kanë marrë obligim prej qytetarëve për t’i materializuar ato çështje. Pra, kam marrë obligim që qytetarët të fillojnë tu besojnë edhe njerëzve të politikës dhe të mos mendojnë si deri më tani se, “njerëzit e politikës gënjejnë, se politika është e poshtër” etj., dhe se “këtë e bëjnë vetëm për t’i ruajtur kolltukët e ngrohtë”. Unë mendoj se edhe në politikë ka dhe mund të ketë njerëz të ndershëm dhe të pandershëm, siç mund të ketë dhe mjekë, mësues, gazetarë të ndershëm e të pandershëm. Për mua, politika është shkencë ku dy plus dy bëhen katër.
Në këto zgjedhje, nga Likova e deri në Strugë, pritet që shqiptarët të fitojnë kryetarë nga 23 deri në 25 komuna. Sa jeni të kënaqur me propozimin e kandidatëve për to?
Ne jemi përpjekur që të bëjmë zgjedhjen e njerëzve të cilët marrin përgjegjësinë dhe përgjegjësinë që e marrin, nuk e shohin si privilegj, por si përgjegjësi që duhet të materializohet. Jemi përpjekur që të marrim opinione të përgjithshme, kemi bërë edhe anketa për të gjithë kandidatët, jo vetëm për ata 24 a 25, të kandiduar për prefektë, por në anketa kemi përfshirë më shumë se njëqind kandidatë dhe emrat që i kemi nxjerrë, kanë marrë vizën për kandidim, ndërsa i mbetet elektoratit që më 13 mars, ta thotë fjalën e vet.
A po i afrohen elektoratit shqiptar këtu dy opocione, pasi dekleratat e dy partive të tjera –PDSH e PPD, që po shkojnë në koalicion, thonë se ata po angazhohen që t’ju deligjitimojnë?
Puna e partive opozitare është që të përpiqen të delegjitimojnë ata që janë në pushtet, por në këtë rast, unë mendoj se partitë shqiptare opozitare, në veçanti ato shqiptare, nuk do të bëjnë përpjekje për të delegjitimuar BDI-në, sepse çdo përpjekje për delegjitimim të BDI-së, do t’i dëmtonte vetë partitë opozitare shqiptare. Këtë po e them me sinqeritet të
plotë, se unë dua parti të fuqishme e të qëndrueshme në opozitë, sepse përpjekja për të delegjitimuar BDI-në, në realitet i devalvon vetë partitë opozitare shqiptare, të cilat me atë përpiqen t’i devalvojnë vlerat që i ka arritë BDI. Ta bëjmë vetëm një qasje brenda dy viteve. Ku ishin shqiptarët para më shumë se dy vjetësh dhe ku janë sot, këta janë hapa të mëdhenj. Për këtë që e kemi bërë deri më sot dhe për atë që e premtojmë se do ta bëjmë dhe do ta bëjmë, populli na do dhe na respekton, ndërsa unë uroj që zgjedhjet të jenë të lira, korrekte dhe demokratike. Të gjitha përpjekjet përmes shtabeve dhe bazave të BDI-së, po bëhen që të japin kontributin e tyre në mënyrë që, 13 marsi, të jetë ditë feste, ku qytetarët vetë do të vendosin për fatin e tyre dhe për atë se kush do t’i udhëheqë ata gjatë katër viteve që do të vijnë.
Cili, megjithatë, do të jetë premtimi Juaj për elektoratin shqiptar për zgjedhjet vendore?
Në këtë rast, unë, elektoratit shqiptar nuk i ofroj sllogane vetëm sa për të fituar, se për mua vota është përgjegjësi. Atë që e them unë dhe që e thotë Bashkimi Demokratik për Integrim, ajo edhe do të materializohet dhe ato qëllime edhe do të jetësohen. Premtimi do të jetë: Atë që e them, unë edhe e bëj!
Të flasim pak për bashkëpunimin e Maqedonisë me fqinjët dhe sidomos me Kosovën dhe Shqipërinë. Në këtë frymë po e përmendim edhe një takim që e patët ju dhe kryeministri Buçkovski me prefektët e Preshevës e Bujanovcit dhe liderët politikë të Rajonit të PMB-së, gjithnjë në frymën e integrimeve?
Bashkimi Demokratik për Integrim, është përpjekur dhe njërën nga pikat e programit të tij e ka nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Mirëpo, ne përpjekjet maksimale i kemi bërë që të intensifikojmë bashkëpunimin me Kosovën në radhë të parë, me Shqipërinë, por edhe me Preshevën e Bujanovcin, se gjithë këto banohen me shqiptarë. Kemi bërë përpjekje në radhë të parë që të mos dominojë kompleksi tek maqedonasit duke filluar nga pavarësia e Kosovës. Këtu, deri vonë ka dominuar një mendim se, pavarësia e Kosovës është rrezik për pavarësinë e Maqedonisë, se mund të destabilizojë dhe rrezikojë integritetin dhe sovranitetin e këtij vendi. Ky kompleks tashmë është hequr në saje të bisedave mjaft të frytshme që janë bërë me autoritetet e Maqedonisë, duke filluar nga kryeministri i mëparshëm, e tani presidenti Cërvenkovski dhe presidenti i mëparshëm, i ndjerë Trajkovski, që kanë meritë të veçantë në këtë drejtim, sepse e kanë kuptuar drejt se, pavarësia e Kosovës, nuk është rrezik për Maqedoninë. Unë mendoj se kjo është një arritje shumë e madhe në politikën e jashtme të Maqedonisë dhe se ne, si Maqedoni, do të përshëndesim çdo vendim që do të merret mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, qoftë edhe pavarësia, sepse pavarësia e Kosovës nuk rrezikon, por ndihmon në forcimin e stabilitetetit dhe të paqes në rajon. Është për t’u përshëndetur fakti se ky qëndrim gëzon mbështetje edhe të partive opozitare maqedone, se dihet që partitë shqiptare gjithë e mbështesin pavarësimin e Kosovës. Tash kemi filluar të ndërmarrim edhe hapa praktikë në këtë drejtim. Shumë shpejt, këtë muaj, do të hapet Zyra e Maqedonisë për Çështje Ekonomike e Tregtare në Kosovë me seli në Prishtinë, pak më vonë do të hapet dhe një Zyrë e karakterit diplomatik, ndërsa me Shqipërinë vazhdimisht janë mbajtur kontakte mes insititucioneve shtetërore, deri sa janë mbajtur dhe manovra të përbashkëta ushtarake të dy vendeve. Me autoritetet vendore të Preshevës e Bujanovcit, jemi përpjekur në vazhdimësi që të kemi kontakte. Së fundit u realizua edhe një takim mes meje e kryeministrit të Maqedonisë me prefektët dhe liderët politik të rajonit të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe ka mendime shumë të afërta e të përbashkëta se duhet të veprojmë konkretisht në drejtim të hapjes së vijave të reja kufitare për lehtësim të qarkullimit mes Preshevës e Kumanovës, edhe pse unë nuk jam ithtar i kufijve, por realiteti është ky që akoma mes shteteve të Ballkanit ekzistojnë kufinj. Mendoj se, pikat e reja të vendkalimeve mes Preshevës dhe Kumanovës do të hapen, kjo është dhe nismë e dy vendeve, por më duhet të përsëris edhe një herë se unë mbetem ithtar i heqjes së kufijve, se dëshiroj të kemi një Ballkan pa kufij, të integruar në një Evropë pa kufij dhe që ne të mos kemi barrikada mes nesh. Ndoshta mund të jem tepër optimist, por besoj se në një kohë jo shumë të largët, ndoshta një dhjetëvjeccar dhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Greqinë e Bullgarinë, do t’i shohim pa kufij mes tyre dhe të integruara me dinjitet në kuadër të Evropës së bashkuar. Jam optimist për këtë që e them, sepse edhe Evropa në të kaluarën, sidomos para 50 viteve, ka patur jashtëzakonisht probleme të mëdha mes veti, por shikimin e tyre nuk e kanë kthyer parapa, kanë shkuar vetëm përpara, duke i tejkaluar gjithë ato hasmëri mes tyre. Edhe unë për këtë mendoj dhe them: “Dhashtë zoti që brenda dhjetë vjetësh, këto vende t’i shohim bashkë e pa barrikada dhe pa kufij mes veti”. Jemi për integrim në Evropën e Bashkuar dhe, pa kufijt që na e morën lirinë e rininë tonë
Integrimi dhe heqja e kufijve, sigurisht se ka qenë njëri prej synimeve Tuaja kryesore gjatë tërë veprimtarisë rreth 20 vjet para Luftës dhe këto tre vjet pas saj
Sigurisht se, gjeneratat që bënë luftën në Kosovë, në Preshevë e Bujanovc dhe në Maqedoni, janë armiqtë më të mëdhenj të kufinjve, sepse rreziqet më të mëdha i kemi
patur nëpër kufinj. Për këtë, neve dhe na ka mbetur një dozë e urrejtjes ndaj kufinjve dhe ne do të jemi luftëtarët më të vendosur që do të luftojmë deri në heqjen e plotë të tyre, se na e kanë marrë lirinë dhe rininë tone. Kufinjt na plakën para kohe.
Bashkëpunim dhe respek i plotë për institucionet e Kosovës
Bashkëpunimi i vendeve mes veti, varet shumë edhe nga liderët e tyre. Ju keni mbajtur më shumë takime me përfaqësuesit e gjithë institucioneve të Kosovës – me Presidentin, me Kryeministrin, me Kryetarin e Parlamentit të Kosovë. Unë, pavarësisht faktit se kush ka udhëhequr në Kosovë, kam respektuar institucionet, të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës. Qëndrim të njëjtë kam mbajtur edhe sa i përket Shqipërisë. Kjo do të thotë se, edhe në të kaluarën kam bashkëpunuar shumë ngushtë me Qeverinë e Kosovës, e udhëhequr nga z.Bajram Rexhepi, dhe jam mirënjohës për bashkëpunimin shumë vëllazëror në atë kohë. Tash kemi bashkëpunim shumë të ngushtë gjithashtu, edhe me Kryeministrin e ri të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, me Presidentin Rugova, Kryetarin e Parlamentit, z.Daci, dhe kam respekt të jashtëzakonshëm për të gjitha partitë politike e liderët e tyre, sepse pjesën dërmuese i kam dhe shokë të veprimtarisë, ndërsa të gjithë i respektoj njësoj për punën që bëjnë.