Greva për pushtet
Blendi Kajsiu
Së pari, le të qartësojmë se çfarë po ndodh sot në Shqipëri. Në thelb kemi një përplasje për pushtet mes Berishës dhe Ramës, në qendër të së cilës ndodhen kutitë. Hapja e tyre potencialisht minon legjitimitetin e pushtetit aktual dhe lehtëson humbjen e Ramës në zgjedhjet e fundit. Mos-hapja nënkupton pranimin e legjitimitetit të pushtetit aktual dhe humbjen e opozitës në zgjedhjet e fundit.
Greva është lëvizja e fundit në këtë përplasje, që deri tani e ka vendosur Ramën një hap përpara Berishës, për dy arsye. Së pari, sepse në thelb kërkesa e Ramës për hapjen e kutive është jo vetëm e drejtë, por edhe logjike; nëse në kuti nuk ka pisllëk le të hapen, përndryshe lind dyshimi se aty diçka nuk shkon. Ndaj refuzimi i hapjes së kutive në fakt legjitimon akoma më shumë kërkesën për hapjen e tyre. Justifikimet e Berishës se nuk e lejon ligji nuk pinë ujë për faktin e thjeshtë se Berisha me Ramën ligjin e kanë në dorë. Së dyti, greva ka shtuar një element dramatik presioni; deputetët socialistë janë gati të flijohen për hapjen e kutive! Në këtë mënyrë topi është hedhur në fushën e Berishës. Mbetet për t’u parë nëse edhe ai do nxjerrë ndonjë grup deputetësh që janë gati të futen në grevë urie për t’i mbajtur kutitë mbyllur.
Natyrisht, hapja e kutive do ishte një hap pozitiv, pasi do thellonte transparencën e procesit zgjedhor. Ama nuk është ky problemi themelor i zgjedhjeve shqiptare sot. Problemi është se zgjedhjet e lira dhe të ndershme po e riprodhojnë problematikën tonë politike. Rasti më tipik i kësaj ishin zgjedhjet e 2005-ës, që në mënyrë të lirë dhe të ndershme sollën në pushtet një forcë anti-korrupsion që përfundoi te Gërdeci. Problem më madhor se transparenca e zgjedhjeve sot është mënyra se sa shpejt degradon pushteti. Sot ne kemi një Kryeministër, që pasi hodhi në erë qytetarët e tij, i gënjeu publikisht, duke u thënë se as nuk dinte ku binte Gërdeci. Sot protagonistët e Gërdecit në vend që të ishin të pandehur, janë ministra. Ama ky nuk është një problem që zgjidhet thjesht me transparencë zgjedhore. Sepse me zgjedhje të lira dhe të ndershme këta individë mund të riciklohen mjaft lehtë. Ky problem zgjidhet kur opozita vendos dhe flijohet për disa standarde minimale në skenën publike.
Nëse opozita e sotme do ishte vërtet e interesuar për një standard të tillë, ajo do ishte futur në grevë urie dje, pasi të kërkonte dorëheqjen e Berishës për krimin shtetëror Gërdecar, fantazma e të cilit vazhdon të vërtitet në skenën tonë politike. Një grevë e tillë do kish gjetur mbështetje dhe simpati të gjerë, sepse ajo nuk do kishte në thelb marrjen e pushtetit, por mbrojtjen e qytetarëve prej tij. Deputetët socialistë mund të ishin futur në grevë edhe pas emërimit të Fatmir Mediut ministër Ambienti, pasi hodhi në erë një fshat të tërë, sepse kjo ishte një tallje fyese me shqiptarët. Lista e çështjeve për të cilat deputetët socialistë mund të futeshin në grevë është po aq e gjatë sa zullumet e Qeverisë, që ata vetë i numërojnë përditë.
Greva që nuk u bë dje kur Berisha hodhi në erë qytetarë të pafajshëm, bëhet sot që Berisha nuk hap kutitë që lanë Ramën në opozitë. Abuzimi me pushtetin, Gërdeci e të tjera zullume të Qeverisë aktuale, përdoren si dekor për të legjitimuar hapjen e kutive. Mesazhi i opozitës sot është: Të hapen kutitë, se Saliu shkaktoi Gërdecin! Të hapen kutitë, se po abuzohet me pushtetin! Paradoksalisht kjo i zbeh zullumet e Qeverisë, duke i reduktuar në instrumentet e një kauze shumë më të vogël se ç’janë ato vetë. Zullumet e Qeverisë tashmë janë kthyer në një pretekst për hapjen e kutive, ku luhet loja për pushtet. Prandaj më shumë sesa një grevë kundër abuzimit me pushtetin, kemi një grevë për pushtet.