Greva, punonjësit e hekurudhave bllokojnë trenin e udhëtarëve
DURRES- Treni i linjës së udhëtarëve Durrës – Tiranë, i parashikuar të nisej në orën 05:50, është nisur 30 minuta me vonesë për shkak të një greve të organizuar nga punonjësit e stacionit hekurudhor të qytetit bregdetar. Në shenjë proteste, punonjësit janë ulur në shinat e trenit, duke penguar kështu lëvizjen e trenit të pasagjerëve. Vetëm me ndërhyrjen e policisë, punonjësit kanë vendosur të largohen nga shinat. Protestuesit kërkojnë rritjen e pagave dhe kalimin e hekurudhave në varësi të shtetit. Greva ishte paralajmëruar nga sindikata e punonjësve të Hekurudhave Shqiptare (HSH) për të gjitha stacionet hekurudhore të vendit, por ajo është realizuar vetëm në Durrës. Ndërsa lëvizja e të gjithë trenave të tjerë të udhëtarëve nga Shkodra, Pogradeci, Tirana dhe Vlora është kryer normalisht, pa asnjë pengesë. Drejtoria e Hekurudhave e konsideroi grevën e punonjësve të paligjshme.
13 Maj 2008