E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ushtarët shqiptarë, tani në operacione lufte në Afganistan”

 bledar hotiPër herë të parë trupat ushtarake në mision në Afganistan do të marrin pjesë në operacionet luftarake së bashku me marinsat amerikanë.Këtë fakt e ka konfirmuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj, gjatë raportimit të bërë dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Në mbledhjen e këtij komisioni, sipas Leonard Demit ishte i ftuar dhe Ministri i Mbrojtjes, por për arsye shëndetësore  Imami mungoi. “Tre skuadra të forcave speciale, 20 trupa, të cilat do të jenë njësi manovre që do të veprojnë me forcat e marinës amerikane”, tha shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral Malaj. Kjo ka qenë arsye edhe thirrjes të një seance nga ana e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, për t’u njohur në lidhje me stërvitjet, pajisjet dhe kushtet që u ofrohen ushtarakëve shqiptarë që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse. Ushtarakët e pranishëm në këtë komision kanë bërë të ditur se “në konferencën e gjenerimit të forcave për Afganistanit, është deklaruar se shtesa për Republikën e Shqipërisë për 2010 është 202 veta. Janë 85 veta që deklaroi kryeministri, por në këtë numër futen dhe 110 veta që janë aktualisht në Afganistan. Janë 110 veta që vajtën në gusht në Afganistan për zgjedhjet ishin provizor, por tani janë forcë për 2010”. Më përpara trupat e misionit paqeruajtës nuk janë përfshirë në misione operacionale në luftime, por vetëm në ruajtjen e bazës ushtarake apo misione mbështetëse të trupave të paqes.Stërvitja dhe trajtimiDebati ndërmjet ushtarakëve të lartë dhe deputetëve të Komisionit të Sigurisë ka qenë në lidhje nëse ushtarakët janë të certifikuar të bëjnë stërvitje apo jo, sipas standardeve të NATO-s. Gjeneral Malaj ka dhënë garancinë, pasi trupat shqiptare para se të shkojnë me mision testohen dhe nga forcat e tjera që iu bashkëngjiten, si italiane apo turke. “është bërë një program i avancuar 5-mujor me trupat tona dhe janë shumë të përgatitura. Me ekipet amerikane të lëvizshme është realizuar një përgatitje e tillë gjatë këtyre muajve, si individuale dhe në grup. Vlerësim real do të bëhet nga ana e amerikanëve”, thanë ushtarakët. Kryekomisioneri Leonard Demi ka ngritur me forcë zërin për çështjen e trajtimit financiar, pasi ka pasur raste ku ushtarakët shqiptarë kanë mbetur të pakënaqur. “Këto praktika duhet të marrin fund. Gjithashtu vërejtje kemi dhe për pajisjet. E keni buxhetin 2 për qind dhe nuk e keni shpenzuar asnjëherë për ushtrinë”, shtoi Demi. Vetë gjeneral Malaj e ka pranuar se një gjë e tillë është duke e cilësuar si një gabim. Deputeti i PD-së, Fatos Hoxha ka shprehur pakënaqësi për mos praninë e ministrit Arben Imami në komision. “Unë kisha 7-8 pyetje për ministrin jo për përfaqësuesit e Ushtrisë. Ai përfaqëson qëndrimin politik. Nëse mungon ministri, të paktën duhet të jetë zëvendësministri i Mbrojtjes”, tha Hoxha. Ndërsa Demi bëri të ditur se nga NATO kanë tërhequr vëmendje për buxhetin. “Në kuptimin e realizimit të buxhetit, për investimet për modernizimin e ushtrisë, për procedurat e prokurorimit dhe për planet e realizimit të detyra. Këto i ka bërë asisten sekretari për problemet politike dhe planifikimin e NATO-s”, u shpreh Demi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›