Grevistët, PD: Rama, shkel të drejtat e Kushtetutës dhe konventës ndërkombëtare
Partia Demokratike deklaroi sot se për të dymbëdhjetën ditë, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci dhe pinjollët e tjerë të bllokut mbajnë të mbyllura për kujdesin shëndetësor zyrtar dyert e burgut që kanë krijuar në mes të bulevardit të Tiranës, duke treguar në këtë mënyrë se të ngujuarit në burgun e tyre i trajtojnë si skllevër e janë të aftë tu ndalojnë atyre edhe të drejtat më elementare që ua garanton Kushtetuta e vendit dhe Konventat ndërkombëtare për të burgosurit, robërit apo grevistët. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, e cila tha gjithashtu se çfarë fshehin Rama, Ruçi dhe bllokmenët e rinj me moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor në burgun e tyre atyre nuk u intereson. “Atë çdo qytetar shqiptar e merr vesh vetë. Por jemi këtu për të dënuar këtë qëndrim ç’njerëzor dhe kujdesin e militantëve fanatik të Partisë Socialiste që me bluza të bardha shkelin çdo rregull dhe çdo kod etik e moral të shërbimit shëndetësor duke u shndërruar në vegël qorre të kryetarit të partisë së tyre vetëm e vetëm për qëllime politike anti - humane e barbare”, deklaroi Mëhilli.