Rama: Jemi të gatshëm t’i hapim rrugën zgjidhjes në funksion të interes publik
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot se u përkulet me mirënjohje grevistëve që janë shprehje e shpirtit opozitar të pathyeshëm e që habit shumëkënd. Deklarata e kryesocialistit u bë pas vizitës së tij në QSUT, ku janë të shtruar grevistët e dalë nga nga çadra e ngujimit. Ndër të tjera ai thekoi se opozita është gati për çdo zgjidhje që është në funksion të interesit publik. “Kjo është një politikë që nuk buron nga rruga e luftës për pushtet por nga rruga e aspiratave që nuk mund të falen, shiten, blihen. Ne jemi të palëkundur e të pathyeshëm, jemi në çdo orë të gatshëm t’i hapim rrugën zgjidhjes në funksion të interes publik”, u shpreh Rama.