PS: Pushteti, i paaftë për të mbrojtur mjekët
Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, ka reaguar pas vrasjes së mjekut Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit. "Dhuna e përsëritur mbi mjekët është shprehja më e qartë e falimentimit të sistemit dhe përbaltjes së bluzave të bardha nga pushteti i paaftë për të kryer reformat në këtë sektor. PS jo vetëm dënon këtë akt kriminal, por kërkon marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda", u shpreh Gjermeni.