Përplaset nga makina, vdes 71-vjeçarja
Elbasan
Përplas me makinë një 71-vjeçare, shoqërohet autori i aksidentit automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.10 të së mërkurës në dalje të qytetit të Elbasanit, te vendi i quajtur “Ura e Zaranikës”. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 71-vjeçarja Neriman Danaj, banuese në lagjen “Haxhias”, teksa ecte në rrugë është përplasur nga një makinë tip “Mercedes Benz” me targa El5142B, e drejtuar nga Ismail Shabani 35 vjeç, banor i lagjes “5 Maji” të këtij qyteti. Përplasja ka qenë fatale për të moshuarën, e cila ka vdekur brenda pak minutash, ndërsa policia është duke hetuar mbi ngjarjen dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
#