Grinden në loto, i pret fytin
BILISHT - Grindja për rezultatin e një skedine sportive përfundoi fatalisht ndërmjet dy të rinjve, në një nga pikat e "Llotot e sportit" në qytetin e Bilishtit. Sipas policisë, një 25-vjeçar u godit me thikë në pjesën e qafës dhe për pasojë, atij i janë dëmtuar kordat zanore. Ngjarja ndodhi të premten, rreth orës 18.20, kur pas një konflikti të momentit, Artan Osmanllari, 32 vjeç, goditi me thikë L.Nalbatin. I dëmtuari është çuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut. Megjithatë, bluzat e bardha pohojnë se si pasojë e dëmtimit të kordave zanore, 25-vjeçari rrezikon të mbetet memec. Autori u largua, por pas 6 orë kërkimesh u kap në tentativë për të kaluar kufirin grek. Policia e arrestoi për "Vrasje me dashje mbetur në tentativë". j.gj