E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden për donimotë, plagos shokun me thikë

Arrestimi


TIRANË - Gjatë një sherri për lojën e dominosë, mbetet i plagosur një 49- vjeçar, i cili është plagosur me thikë nga shoku i tij. Sipas Policisë së Tiranës, Halit Prengzi, 49 vjeç, ka plagosur me thikë shokun e tij të lojës Naim Ramën, pas një debati të nisur midis të dyve gjatë kohës kur po luanin në një lokal në Institut. Ngjarja ndodhi dje pasdite ku pas një konflikti për lojën, Prengzi ka goditur shokun dhe fqinjin e tij dy herë me armën e ftohtë duke e lënë të plagosur rëndë.


Policia e komisariatit nr.5, me mbërritjen në vendngjarje ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë dëgjuar debatin midis Prengzit dhe Ramës, për të zbardhur shkaqet e vërteta që çuan në plagosjen me thikë të 49- vjeçarit.


Sipas dëshmive, autori i ngjarjes dhe i plagosuri kanë nisur një lojë domino në një lokal në Institut dhe pas disa çastesh kanë filluar të grindjen dhe gjatë debatit Halit Prengzi e ka goditur me thikë shokun e lojës duke i shkatuar plagë.


Sipas të dhënave, dy personat që janë përfshirë në këtë ngjarje njiheshin më parë pasi ishin shokë dhe fqinj. I plagosuri Naim Rama u dërgua në Spitalin Ushtarak dhe pas ndërhyrjes së mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Dëshmitarë të ngjarjes kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, e cila ka mundur të arrestojë në flagrancë autorin e plagosjes. Burime nga Policia e Tiranës pohojnë se autori i plagosjes është arrestuar në flagrancë në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i plagosjes, Halit Prengzi, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë me pasojë plagosjen.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›