Itali, në pranga 24-vjeçari shpërndarës droge
Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për shpërndarje droge. Karabinierët i kanë gjetur të riut emigrant gjatë kontrollit të kryer, doza kokaine, të cilat ishin për t’u shitur. Ndalimi tij u krye në Romë, në zonën e quajtur Ponte Milvio. Policia, pasi ka parë të riun, i ka kërkuar atij të ndalojë dhe pas kontrollit të kryer, kanë gjetur dozat e kokainës të fshehura, të cilët ishin rreth 10 gramë dhe 5 gramë anfetaminë, si dhe materialin për t’i mbështjellë ato. Gjithashtu, 24-vjeçarit shqiptar iu gjetën me vete edhe rreth 1000 euro, të cilat ai i kishte fituar nga shitja e drogës. Ai u shoqërua në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara drejtësisë italiane për të marrë masën e arrestit.