Zëvendësministrat dorëzojnë zyrat e tyre
Ministrat që nuk janë rikonfirmuar më si pjesë e kabinetit qeveris nga Kryeministri Berisha tashmë kanë filluar të lënë zyrat e tyre, duke marrë me vete sendet personale, duke i lënë të lirë zyrën ministrit pasardhës. Kjo gjë pothuajse nga ndodhur në të gjitha ministritë, duke përjashtuar atë të Financave, Integrimit dhe Transporteve të cilat do të vazhdojnë të drejtohen sërish nga ministrat që ishin edhe para zgjedhjeve të 28 qershorit. Fundjave ka shërbyer për të dorëzuar zyrat edhe për zëvendësministrat, të cilët që më datë 4 shtator kanë dorëzuar zyrat dhe postet e tyre për t‘ua lënë pasardhësve të rinj. Këtë javë, pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti dhe votimit të tyre në seancën e së hënës, qeveria pritet të mblidhet në mbledhjen e radhës për bërë publike emrat e zëvendësministrave. Pjesa më e madhe e ministrive janë bërë pothuajse me tre zëvendësministra nga dy që ka pasur në fillim të marrjes së mandateve. Kabineti qeverisës pritet të ketë në përbërje gati 42 zëvendësministra, numër i mjaftueshëm për kreun e qeverisë, i cili ka mundësi të zgjedhë sa më shumë njerëz për t‘i kënaqur me nga një post të lartë zyrtar.