Grinden për tubin, plas grushti
08/02/2005 Dy fqinj me moshë 55 dhe 50 vjeç janë grindur ditën e diel me grushta në oborrin e pallatit. Burime nga Komisariati i policisë nr.2, bëjnë të ditur se Milo Pano, banues në rrugën "Avdyl Frashëri", ka goditur me grushte Mitat Canaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të së dielës. Mes dy protagonistëve të kësaj historie ka lindur sherri për një tub depozite, që Pano pretendon se ia ka prerë Canaj. Prokuroria do të hetojë ngjarjen ditët në vijim, ndërsa autori i rrahjes do të ndiqet në gjendje të lirë.