E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet personi në kërkim

08/02/2005  Besnik Mehmeti përfundoi në prangat e policisë kriminale të Komisariatit nr.1 mbrëmjen e së dielës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut, saktësojnë se 55-vjeçari me arsim të lartë ishte person në kërkim. Një vendim i Gjykatës së Tiranës, i datës 28 qershor të vitit të shkuar, i kishte dhënë atij masën e sigurisë "arrest me burg". Mehmeti akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ai ka qenë dënuar dhe njëherë më parë për armëmbajtje pa leje. Materialet në ngarkim të kuksianit, me banim në kryeqytet, iu dërguan organit të Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›