Ibraj në analizat e 3 drejtorive

08/02/2005 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit merr pjesë në analizat 1-mujore të Qarkut të Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Ai vlerësoi në fjalën e tij punën e Drejtorisë së Sigurisë Publike, që ka përballuar një dinamikë të madhe ngjarjesh gjatë janarit. Ndërsa për sektorët dhe shërbimet e tjera në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, është tërhequr vëmendja për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale. Vëmendja veçanërisht është tërhequr për rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar. Në këtë kuadër u tërhoq vëmendja për t’u fokusuar veprimtaria e strukturave përgjegjëse, kryesisht në dy drejtime, së pari, në evidentimin dhe goditjen e drejtuesve dhe organizatorëve të rrjeteve e grupeve kriminale, si dhe në evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe mjeteve financiare, të vendosura në mënyrë të kundraligjshme.