Rruga hyrëse e Durrësit, “kantier” në prag të sezonit të ri turistik

04/05/2005 Fillon rikonstruksioni, së bashku edhe me anomalitë në prag të sezonit të plazhit
DURRES – Ajo që të gjithë u trembën me rrugën e plazhit, ndodhi me rrugën hyrëse të qytetit të Durrësit. Në prag të sezonit tursitik, por më shumë në prag të zgjedhjeve, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka gjetur këtë moment për të
vendosur fillimin e rikonstruksionit të këtij aksi rrugor, që lidh autostradën Tiranë-Durrës me qytetin bregdetar.
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve pranë kësaj ministrie do të
shpenzojë 200 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës nga Ura e Dajlanit deri te Muzeu i Dëshmorëve. Ndërsa projekti për këtë
rrugë, i hartuar nga departamenti i urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, është depozituar që vitin e kaluar, ministria ka shtyrë organizimin e tenderit, si dhe lëvrimin e fondeve, duke i bërë ato të mundshme vetëm në afrimin e fushatës elektorale si dhe sezonit turistik.
Projekti për rikonstruksionin e rrugës, me një fond në 200 milionë lekë, do të realizohet në dy faza, gjë që do të shkaktojë jo pak probleme për qarkullimin në këtë rrugë, e cila është e vetmja rrugë hyrëse në Durrës.
Rikonstruksionin i rrugës më problematike ka nisur dje nga firma ndërtuese, e cila ka fituar të drejtën e zbatimit të projektit. Drejtues të Bashkisë së Durrësit kanë thënë se investimi në
shumën 200 milionë lekë është pjesë e projekteve që po realizohen me fonde nga buxheti i shtetit, ndërkohë që nënkryetari i Bashkisë, Sokol Kokomani, ka pohuar se rikonstruksioni i rrugës do të përfundojë në mesin e muajit qershor. Kokomani nuk ka bërë të ditur nëse në qershor do të përfundojë i gjithë investimi, apo vetëm ai i parashikuar për fazën e parë. Vetëm pak kohë më parë deputeti Gjergj Koja është shprehur se këtë vit do të jepen vetëm fonde për fazën e parë.
Rruga është e gjatë 1.8 km dhe fillon te mbikalimi i Urës së Dajlanit dhe përfundon te Muzeu i Dëshmorëve, rrugë kjo e cila në sezonin e verës, me fillimin e fluksit të pushuesve nga rrethet në drejtim të Durrësit, si dhe të automjeteve të emigrantëve, që vijnë për pushime në vendlindje, shkakton kaos. Në verë, kjo rrugë paralizon qarkullimin, pasi deri më tani ajo ka vetëm një korsi për hyrje dhe një për dalje, duke bërë që deri në mesditë trafikut të rëndohet jashtë parashikimeve. Pikërisht për të “zbrazur” fluksin, është kërkuar që prej disa viteve ndërhyrje me investime, të cilat janë parashikuar të bëhen efektive një muaj para se Durrësi të presë pushuesit.
Burime nga bashkia kanë pohuar se fitues i tenderit të kësaj rruge është njëra nga firmat që vazhdon të kryejë punimet në rikonstruksionin e rrugës së Plazhit, e cila do të duhet të zhvendosë një pjesë të pajisjeve të rënda dhe makinerive drejt aksit të ri.
Deri në përfundimin e rrugës, që do të nisë në autostradë në afërsi të fshatit Vrin e do të dalë në Spitallë, lagje periferike e Durrësit, investimet për të cilin nuk kanë filluar, edhe pse shiriti i fillimit të punimeve është prerë nga Kryeministri Fatos Nano, që prej pesë muajve, ky aks do të jetë rruga kryesore dhe
e vetme e depërtimit për në qytet.
Rruga do të ketë tri korsi dalëse dhe tri të tjera hyrëse, ndërkohë që secila prej tyre do të kenë krahun e parkimit, ndërsa projekti parashikon gjithashtu punime inxhinierike si asfalt i ri, shtrim i rrjetit telefonik e elektrik, kanalizime të ujërave dhe shtrim të sistemit të ujit të pijshëm, ndriçim anësor dhe rrethrrotullim në afërsi të stacionit të trenit. Me fillimin e këtij investimi do të dalë jashtë funksioni mbikalimi i këmbësorëve i ndërtuar në vitin 2000 në krahë të stacionit të trenit, me një fond prej 8 milionë lekësh.