Mbi 30 priftërinj kundër vendimit të Enverit
02/02/2005 Tuk Jakova mbledh Komitetin Qëndror për statutin e klerit katolik
Mbi 30 priftërinj kundërshtojnë propozimet e qeverisë për projektstatutin e klerit katolik. Përballë tyre 20 priftërinj të tjerë kalojnë në anën e qeverisë duke aprovuar në dhjetor të 1950 projektstatutin e klerit katolik sipas vendimit të Komitetit Qëndror të Partisë. Sekretari i KQ , Tuk Jakova mori në shqyrtim mjaft probleme klerike duke ia shtruar për zgjidhje sekretarit të parë të partisë dhe nënkryeministrit në atë kohë, Mehmet Shehut. Për herë të parë zbardhen dokumenta arkvorë të mundësuar nga Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit, dhuruar prej Arkivit të Shtetit shqiptar. Me këtë shënohet dhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësor.
Cilat ishin problemet që dolën nga statuti i ri i klerit katolik; si do të funksiononte ky komunitetit në mungesë të bekimit të Papës?
Pse mori fuqi problemi i sektit halfeti (i komunitetit mysliman)? Çfarë ndodhi me këtë komunitet? Sekti halfeti më 1950 bëri një mbledhje ku ka zgjodhi një kryesi, duke vendosur të shkëputet nga komuniteti mysliman dhe të lidhet me komunitetin bektashian. Pse e hodhi poshtë Mehmet Shehu vendimin e sektit të halfetit?
„Nga ana e Kryeministrisë, e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku“, thuhet në vendimin nr.245, në mbledhjen që u mbajt më 22 dhjetor 1950.
Cili ishte trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit? Si reagoi qeveria komuniste shqiptare ndaj çështjës së ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH, Tuk Jakova kthen në vendim problemet fetare që shtroi sekretari i Partisë dhe n/kryeministri Mehmet Shehu. Kuvendi i priftërinjve, pro dhe kundra qeverisë komuniste. Cfarë tha Mehmet Shehu në mbledhjen e 22 dhjetorit 1950-të? Cilat ishin vendime që u morën për statutin e klerit katolik; për problemet e sektit bektashian halfetit; trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit? Cili ishte reagimi i Mehmet Shehut ndaj patriakanës së Stambollit për ndërhyrjen ne punët e brendshme të Kishës Ortodokse shqiptare në shtetet e bashkuara të Amerikës? Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumentave origjinale që nisin etapën e persekutimit të kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të komunitetit mysliman.
***
VENDIM NR.245
Në mbledhjen e tij të datës 22 dhjetor 1950, sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, mori në shqyrtim problemet e mëposhtme që u shtruan nga sekretari i partisë dhe n/Kryeministri shoku Mehmet Shehu:
Çështja e statutit të klerit katolik
Çështja e sektit Halfeti (komuniteti mysliman)
Trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit
Çështja e ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbasi dëgjoi raportin e shokut Mehmet Shehu mbi të gjitha këto çështje, sekretariati konstatoi:
1.Projektstatusi i tretë i klerit katolik bie në kundërshtim me ligjin mbi komunitetet fetare në nenin e tij të 13-të, ku, simbas propozimit të klerit katolik, gjerarket e kishës katolike (vikarkapitullarët dhe metropoliti) zgjidhen nga konferenca e klerit katolik, i parashtrohen Papës për konfirmim dhe pastaj i paraqiten qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë për aprovim, kurse simbas ligjit të komuniteteve fetare, këta gjerarkë, mbasi të zgjidhen nga konferenca e klerit katolik i paraqiten qeverisë për aprovim dhe pastaj mund të kërkojnë, në rrugën shtetërore, bekimin e Papës. Nenet e tjera të projektstatusit, pothuajse të gjitha pajtohen plotësisht me ligjin mbi komunitetet fetare. Për të zgjidhur çështjen e përmbajtjes të nenit 13-të të projektstatutit të tretë të kishës katolike, është kërkuar mejtimi, në formë këshillimi, i shokëve sovjetikë.
Nga puna e bërë nga organet e partisë dhe të sigurimit të shtetit në rrethet me popullsi katolike, gjë e cila ndodh për herë të parë, në konferencën e fundit të katolikëve, ku u muar në diskutim projektstatuti i tretë i tyre, nga të 56 priftërinjtë, 21 u çfaqën për propozimet e qeverisë.
2. Sekti halfeti këto kohët e fundit ka bërë një mbledhje ku ka zgjedhur një kryesi dhe ka vendosur të çkëputet nga komuniteti mysliman dhe t ëlidhet me komunitetinbektashian. Nga ana e Kryeministrisë, e gjith ëkjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku. Sektit halfeti i është rekomanduar nga Komiteti i Besimeve Fetare që, në rast se dëshiron të zgjedhi kryesinë e vet dhe të marrë vendime të këtilla, duhet të veprojë dukemarrë pëlqimin e të gjithë besimtarëve të sektit.
3. Komuniteti Mysliman, Komuniteti Bektashian dhe Komuniteti Orthoshoks, i kanë paraqitur Kryeministrisë kërkesa të tepruara fondesh për vitin 1951 si edhe kërkesa të tjera në lidhje me trajtimin ekonimik të tyre. Këto kërkesa pjesërisht janë të drejta“.
Mehmet Shehu: Marko Lipe, spiuni i Patriarkanës së Stambollit në Amerikë
Pse u ngrit çështja e ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Mehmet Shehu ngre këtë problem në mbeldhjen e 22 dhjetorit 1950 përpara sekretarit të KQ të PPSH, Tuk Jakova:
„Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si Peshkop të Kishës Shqiptare atje. Qëllimi i Patriakanës së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta verë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë, në lidhje me këtë çështje, është duke mbajtur qëndrim të drejtë. Fan Noli që ka pas kërkuar me kohë lidhjen organike të Kishës Shqiptare të Amerikës me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës sonë Orthodhokse se tash kjo lidhje do të ishte e padëshirueshme sepse gjoja do të përdorej prej armiqve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i kishës sonë Orthodhokse ka konsakruar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesave së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të pa dëshirueshme“.