E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindet me familjen vajza tenton vetëvrasjen

Një vajzë tentoi të mbytej në Lanë, pas konfliktit me vëllain dhe të atin


19 vjeçara, F.Ç, dhe të afërmit e saj u shoqëruan në polici për disa orë dhe më pas u lanë të lirë

TIRANE- Adoleshentja 19 -vjeçare tenton të hidhet në Lanë, pas dhunës së pretenduar prej saj se ishte ushtruar nga familja.


Ngjarja që kishte si protagoniste 19- vjeçaren Flutura Ç, që të vetëmbytej në pjesën e Lanës, pranë Rrugës së Elbasanit, ndodhi rreth orës 15:00, të ditës së djeshme, ndërsa vajza ndodhej në automjetin e familjes bashkë me vëllain dhe të atin.


Një polic qarkullimi që ndodhej në kryqëzim si dhe kalimtarët e rastit kanë mundur të ndalonin vajzën e cila ishte afruar pranë shtrati të përroit, ndërsa në fytyrë ishte e gjakosur. Një patrullë e komisariatit të policisë nr.1, ka marrë vajzën ndërsa vëllai dhe babai i saj janë shoqëruar gjithashtu në ambientet e saj, për të sqaruar situatën.


Burime nga policia thanë se vajza udhëtonte në automjet me të atin dhe vëllain ndërsa iu ka pohuar uniformave blu se ata e kishin rrahur. Për t'i shpëtuar dhunës, vajza ka zgjedhur vetëflijimin, duke dalë nga automjeti ndërsa është nisur të vetëmbytet në përrua.


Incidenti


Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, polici i qarkullimit rrugor që orientonte trafikun pranë kryqëzimit te ura e Lanës në rrugën e "Elbasanit", ka konstatuar lëvizjet e zhurmshme të një personi në një automjet, ndërsa dëgjoheshin zëra të lartë.


Menjëherë policii ka dhënë shenjë drejtuesit të ndalojë mjetin, i cili nuk ka bërë rezistencë dhe është ndalur vetëm pak metra më tej.

Sapo mjeti ka ndaluiar , vajza 19-vjeçare Flutura Ç, ka dalë, dhe ka rendur në drejtim të skarpatës së Lanës. Dëshmitarët thanë se fytyra e saj ishte e gjakosur në momentin kur kishte dalë nga automjeti.


Vëllai i vajzës, la mjetin ku qëndronte duke rendur drejt saj. "Ata ndaluan vajzën dhe polici po pyeste dy personat që ishin me të, vëllain dhe babain, këtë moment ajo e ka shfrytëzuar për tu larguar sërish drejt "Lanës".


Ata e ndoqën sërish dhe arritën ta kapnin",- tha për "Shekullin", një taksist i cili qe dëshmitar i këtij incidenti.


Adoleshentja


"Ai ka gjithë jetën që me rreh. Nuk e duroj dot më",- këto fjalë kanë dëgjuar nga vajza dëshmitarët, teksa ajo nuk lejonte njëri t'i afrohej por donte të hidhej në kanal. Ndërkohë që vajza, vëllai dhe babai i saj, u shoqëruan në ambientet e komisariatit të policisë nr.1, ku dhe u morën në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Burime nga policia thanë se shkak i konfliktit në familje dyshohet të jetë fakti se se vajza është parë të shoqërohej me një djalë.


Sipas burimeve të policisë ky mendohet të jetë një ndër shkaqet e mundshme të konfliktit mes tyre. Ndërkaq pas verifikimeve të kryera, policia ka lënë palët të lirë, duke parë se në fakt nuk kishte dhunë sipas tyre por debat dhe konflikt familjar.


Gjithsesi blutë e komisariatit nr.1, kanë këshilluar prindërit dhe vëllain e vajzës të tregohen të kujdesshëm në komunikimet e tyre me të.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›