E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunon 13-vjeçaren pasi e kishte refuzuar disa herë

Llulaj mësohet që ta ketë kërcënuar adoleshenten të mos tregojë, ndërsa ngjarja është zbuluar nga mjekët


LEZHË - Një 19-vjeçar nga fshati Tale i Lezhës është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndaj një të miture. Policia e Lezhës ka prangosur në orët e para të mëngjesit Kristian Llulajn. Burime zyrtare shprehen se 19-vjeçari kishte një lokal të prindërve të tij në qendër të fshatit Tale të Lezhës.Ai punonte shpesh herë aty, pasi prindërit i kishte në punë.


Tre ditë më parë, një adoleshente ka vajtur në lokal për të blerë ushqime. Pasi Llulaj ishte kundërshtuar shpesh herë nga adoleshentja, ai ka arritur ta tërheqë atë në ambbjenet e brendshme të lokalit, duke qenë se ishte edhe moment që nuk kishte shumë njerëz në qarkullim dhe me anë të presionit ka arritur të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën. Vajza ishte në klasën e shtatë. Sipas policisë, vajza është kërcënuar duke i bërë presion që të mos tregonte në shtëpi, pasi në rast të kundërt do të hakmerrej ndaj saj.


Edhe pse 13-vjeçarja është munduar që të mbante sekret gjithçka, shqetësimet që ajo ka pasur pas dhunës seksuale kanë rënë në sy të prindërve të cilët e kanë dërguar në spitalin e Lezhës dhe gjatë vizitës me mjekun kanë mësuar edhe për dhunimin e vajzës së tyre. Familjarët kanë denoncuar në polici, e cila ka nisur hetimet, duke bërë të mundur edhe dokumentimin e ngjarjes.


Gjatë ekpertizës në lokalin e Kristian Llulajt, policia ka gjetur edhe njolla gjaku të vajzës që vërtetojnë marrëdhëniet seksuale. Po kështu vajza i është nënshtruar edhe ekpertizës mjekësore, e cila ka vërtetuar përdhunimin e saj. Ndërkohë mësohet se 19-vjeçari nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie intime me vajzën.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›