E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket prej tre ditësh punonjësi i komisariatit

BERAT - Familjarët e dinin në punë, ndërsa kolegët në shtëpi. Por pas tri ditësh, të dyja palët kanë kërkuar të dinë për mungesën e Foto Bualit, punonjës në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Beratit.


Si rrjedhojë, të afërmit pasi kanë mësuar mungesën e kryefamiljarit edhe në punë, kanë bërë denoncimin për zhdukjen e tij. 46-vjeçari, baba i tre fëmijëve që prej tri ditësh rezulton i zhdukur dhe destinacioni i tij mbetet misterioz, pasi askush nuk di gjë për fatin e tij.


Familjarët përveçse ndihen të shokuar, nuk dinë asnjë detaj tjetër që mund të orientojë policinë. Buali është larguar nga familja pa asnjë njoftim dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe në institucionin ku punonte. Nuk ka ndonjë pistë edhe për faktin se ai nuk ka pasur ndonjë problem dhe njihej si një njeri i rregullt në familje dhe shoqëri.


Familjarët pasi kanë njoftuar policinë kanë kërkuar nëpër të afërmit e tyre, por pa mundur të marrin asnjë informacion. Policia e Beratit menjëherë pas denoncimit nga familjarët është vënë në lëvizje duke ushtruar kontrolle dhe ka shpërndarë fotografinë e gardianit në pikat e kalimit kufitar.


Familjarët e Bualit vijojnë të kërkojnë ndihmën e policisë me shpresën se njeriu i tyre mund të jetë i parrezikuar. Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur se po punohet për të zbardhur enigmën e kësaj zhdukjeje duke punuar në disa pista, por për momentin gjithçka mbetet misterioze.

Ushtari i Gardës vetëplagoset me armë


DURRËS - Vetëplagoset ushtari 22-vjeçar gjatë shërbimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Rezidencën Qeveritare që ndodhet në sektorin "Iliria" të plazhit të Durresit. Gardisti Altin Duka ishte në shërbim kur i është zbrazur arma e tipit automatik kallashnikov dhe e ka plagosur në shpatull.


Oficeri i rojës së repartit të gardistëve kur ka dëgjuar krismën është nisur me gjithë shokët e të plagosurit. Aty i është dhënë ndihma e shpejtë për ndalimin e hemorragjisë e më pas është dërguar në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët deklaruan se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ushtari Duka ishte ushtar i shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe ekspertët e policisë duke dëgjuar si vetë autorin e ngjarjes së padëshiruar, ashtu edhe komandën e repartit kanë arritur në konkluzionin se ai kishte qenë duke luajtur me armën për të kaluar orët e shërbimit dhe se qitja që kishte realizuar arma kishte qenë e jashtëvullnetshme. Zhduket prej tre ditësh punonjësi i komisariatit


BERAT - Familjarët e dinin në punë, ndërsa kolegët në shtëpi. Por pas tri ditësh, të dyja palët kanë kërkuar të dinë për mungesën e Foto Bualit, punonjës në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Beratit. Si rrjedhojë, të afërmit pasi kanë mësuar mungesën e kryefamiljarit edhe në punë, kanë bërë denoncimin për zhdukjen e tij. 46-vjeçari, baba i tre fëmijëve që prej tri ditësh rezulton i zhdukur dhe destinacioni i tij mbetet misterioz, pasi askush nuk di gjë për fatin e tij.


Familjarët përveçse ndihen të shokuar, nuk dinë asnjë detaj tjetër që mund të orientojë policinë. Buali është larguar nga familja pa asnjë njoftim dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe në institucionin ku punonte.


Nuk ka ndonjë pistë edhe për faktin se ai nuk ka pasur ndonjë problem dhe njihej si një njeri i rregullt në familje dhe shoqëri. Familjarët pasi kanë njoftuar policinë kanë kërkuar nëpër të afërmit e tyre, por pa mundur të marrin asnjë informacion.


Policia e Beratit menjëherë pas denoncimit nga familjarët është vënë në lëvizje duke ushtruar kontrolle dhe ka shpërndarë fotografinë e gardianit në pikat e kalimit kufitar. Familjarët e Bualit vijojnë të kërkojnë ndihmën e policisë me shpresën se njeriu i tyre mund të jetë i parrezikuar. Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur se po punohet për të zbardhur enigmën e kësaj zhdukjeje duke punuar në disa pista, por për momentin gjithçka mbetet misterioze.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›