E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Burg për ata që abuzojnë me pushtetin

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, nuk e ka kapërdirë ende skandalin e bërë publik në emisionin "Fiks Fare" që përfshinte direkt ish-ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.


Pas deklaratës së ashpër të mbajtur në Kuvend, ku kërkonte që Pango të dorëzonte mandatin, dje, gjatë një takimi të zhvilluar me gratë në qytetin e Librazhdit, ka deklaruar se ata që abuzojnë me pushtetin, u duhet treguar dera e burgut."Ne i kërkuam çdo zyrtari seriozitet dhe i paralajmëruam se do mbajmë përgjegjësi për çdo lek të shqiptarëve që do të shpenzohej.


Dhe mirë bëmë. Mirë bëmë, kur shumë zyrtarëve u treguam forcën e ligjit kur ato gabuan, mirë bëmë kur u treguam derën e burgut kur abuzuan. Dhe kështu do të jetë për çdo spekulues të madh apo të vogël, në cilindo pozicion që të gjendet, në çdo kohë që të guxojë të abuzojë më karrigen e shtetit.


Tolerancë zero i premtuam, tolerancë zero i qëndruam",- tha dje Topalli. Kryetarja e Kuvendit shtoi se detyra e mazhorancës është të qeverisin me sensin e përgjegjësisë. Ajo foli edhe për reformat e ndërmarra nga ana e qeverisë, duke shtuar se qeveria ka ndryshuar.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›