Operacioni, kapen 47 makina të vjedhura në Evropë
06/03/2009 Mjetet luksoze sekuestrohen në disa nga qytetet kryesore të vendit
TIRANE- Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Credit Car” strukturat e Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një operacion për goditjen e trafikut të makinave të vjedhura. Ky operacion u fokusua gjithashtu edhe në kontrollin e autostradave e rrugëve në zonat më të ndjeshme të qyteteve, si dhe në kontrollin e tregjeve të makinave të përdorura. Koordinimi i veprimeve kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë zhvillimit të këtij operacioni u krye nga grupi i punës i ngritur në Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar në Departamentin e Hetimit të Krimit. Në kuadër të këtij operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit janë verifikuar rreth 2.655 automjete të llojeve e tipeve të ndryshme. Nga verifikimet e kryera përmes Interpolit kanë rezultuar të vjedhura jashtë shtetit 47 makina. Automjetet e trafikuara, kryesisht të tipit të fundit, pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar të vjedhura në vende të ndryshme të rajonit dhe të Bashkimit Evropian si: Itali, Gjermani, Norvegji, Francë, Belgjikë, Zvicër, Republikën Çeke, Bullgari, Serbi dhe Rusi. Për të gjitha këto automjete janë kryer procedurat përkatëse ligjore dhe materialet janë referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore për hetime të mëtejshme. Policia e Shtetit pritet që në ditët në vazhdim të kryejë operacione të njëjta për realizimin e prioriteteve dhe objektivave në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që mësohet se ky operacion është zhvilluar në koordinim të plotë me policitë homologe anëtare të qendrës ndërkombëtare SECI, që ndodhet me seli në Bukuresht të Rumanisë. Policia tha se vëmendje e veçantë i është kushtuar pikave të kalimit kufitar për të zbuluar formën e mashtrimit të trafikimit të makinave të blera me kredi, makinave të marra me qira, mashtrimit me siguracione e të tjera.
Makinat e vjedhura
23 automjete në qarkun Tiranë
9 automjete në qarkun Durrës,
4 automjete në qarkun Lezhë,
3 automjete në qarkun Fier,
3 automjete në qarkun Vlorë,
2 automjete në qarkun Elbasan
1 automjet në qarkun Shkodër
1 automjet në qarkun Berat
1 automjet në qarkun Gjirokastër