E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindet me të shoqen, vdes nga fostoksina 36-vjeçari

 

ELBASAN – Grindja me të shoqen e më pas largimi i saj nga shtëpia e shtyjnë drejt vetëflijimit. Një 36-vjeçar humbi jetën paraditen e djeshme si pasojë e konsumimit të 4 kokrrave fostoksinë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Kajan të Elbasanit, ku viktimë e depresionit të momentit është Bardhyl Paja, baba i dy fëmijëve. Nga të dhënat e para të policisë së rrethit u mësua se çifti Paja ishte përfshirë në një sherr, i cili ka qenë më i rëndë sesa zakonisht. Në gjaknxehtësi e sipër, siç kanë treguar dëshmitarët, gruaja e Pajës ka marrë në krahë fëmijët, duke i deklaruar të shoqit se do të largohej për në shtëpinë e prindërve. I mbetur i vetëm në shtëpi, Bardhyl Paja, në momente depresioni ka pirë kokrrat e helmit. Të afërmit e tij e kanë parë në kohë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po rëndohej, duke e transportuar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit. Por, sipas mjekëve, ai kishte ndërruar jetë gjatë rrugës, pa arritur të marrë ndihmën e parë. Menjëherë policia si dhe grupi hetimor kanë shkuar në banesën e viktimës, duke marrë në pyetje të shoqen dhe familjarë të tjerë. Nisur nga fakti se momentet e fundit para vetëvrasjes ai ka debatuar me të shoqen kanë hedhur dyshimet se pikërisht ky ishte shkaku.                                                                                     a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›