E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindet pas pijes, qëllon me armë pranë lokalit me klientë

 

MALESI E MADHE - Pasi kanë pirë disa gota kanë filluar të zihen dhe më në fund kanë përdorur edhe armët në shenjë kërcënimi. Por kjo gjë i ka kushtuar prangosjen shtetasit Romeo Rumija. Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se paraditen e djeshme u arrestua 23-vjeçari Rumija, i njohur edhe me emrin Fatlum, banor i fshatit Vrakë të Malësisë së Madhe. Burime të policisë thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 kur Rumija ka qenë duke pirë në një lokal në fshatin Omaraj të komunës Gruemirë të rrethit Malëësi e Madhe. Në pije e sipër ky shtetas ka filluar të debatojë e më pas të konfliktohet me disa persona të tjerë, të cilët edhe ata ishin duke pirë në të njëjtin lokal në fshatin Omaraj. Pas debatit Rumija dhe personat e tjerë kanë tentuar të zihen mes tyre, por nuk janë lejuar të konfliktohen fizikisht mes tyre. I riu ka dalë nga lokali, për t’u kthyer sërish, këtë herë me një armë automatike. Në shenjë kërcënimi ka qëlluar në ajër disa herë. Menjëherë është lajmëruar policia, por pa e gjetur në vendngjarje autorin. Vetëm pas pak orësh policia ka arritur që të shtetasin e sipërpërmendur në qytetin e Koplikut dhe të bllokojë armën, e cila ishte mbështjellë me një xhaketë e më pas e hedhur në një lulishte. Megjithëse Rumija nuk e ka pranuar faktin që ai të kishte qëlluar me armë e aq më tepër automatiku i gjetur të ishte në pronësi të tij, burime nga grupi i hetimit shprehen të sigurt se në armë janë gjetur shenja gishtërinjsh dhe se pas dërgimit për ekspertizë të këtyre shenjave do të nxirret një konkluzion i qartë nëse shenjat i përkasin Rumisë apo ndonjë personi tjetër. Sipas policisë, Romeo Rumija ka qenë i dënuar më parë për mbajtje të lëndëve narkotike.                   r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›