E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, ftohja, bajamet mund të infektojnë sytë

Autori i Lajmit: red.
Trakoma, virusi që e shkakton sëmundjen e sytir, ngjitet nga një person tek tjetri

Katarakti
Formohet kur lentja turbullohet; shpesh rezulton në shikim të mjegulluar, shikim të keq natën, ose sensitivitet drejt dritës. Edhe pse zakonisht ndodh si rezultat i plakjes, disa njerëz kanë lindur me këtë problem (katarakt kongjenital). Kataraktet gjithashtu mund të shkaktohen nga trauma, medikamente dhe inflamacione të përzgjatura. Trajtimi mund të përfshijë heqjen dhe zëvendësimin e lentes. Syzet e diellit ndihmojnë në preventimin e katarakteve. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të pleqërisë apo ndonjë sëmundje dhe rrallë trashëgohet. Kjo sëmundje shkakton humbjen tërësisht apo pjesërisht të të shikuarit.
Glaukoma
Rezulton nga prezenca e tepërt e lëngut ujor në sy, që shkakton presionin të rritet dhe të shtypi nervin optik, duke rezultuar në dëmtim nervash dhe humbje të shikimit. Mosha, historia familjare, miopia dhe origjina afrikane e një personi, janë faktorë që përbënjë rrezik të madh për patjen e glaukomës. Glaukoma zbulohet dhe determinohet në bazë të fakorëve të rrezikut të cituar më sipër, testimit të presionit intraokular, si dhe testimit të sistemit të kullimit ujor, por për arsye të mungesës së shenjave të herëta paralajmëruese dhe humbjes tepër graduale të shikimit, personat mund të mos e kuptojnë që po verbohen. Detektimi i herët është i rëndësishëm për trajtim të suksesshëm.
Degjenerimi Makular
Vizioni qendror humbet për shkak të deteriorimit të makulës, nje pjesë e retinës ku pjesa më e madhe e dritës fokusohet. Degjenerimi makular i lidhur me moshën , i cili është i trashëgueshëm, është forma më e zakonshme dhe ka prirje të përparojë në mënyrë të ngadalshme. Kur pacienti humbet vizionin qendror, vizioni periferik mbetet. Degjenerimi makular mund të zbulohet dhe të diagnostikohet në ekzaminime komprehensive vjetore dhe, duke u varur nga forma, mund edhe të gjetet trajtim. Syzet e diellit mund te preventojnë degjenerimin makular.
Ambilopia
Gjithashtu i njohur si “syri dembel”, ky rast ndodh kur një sy është më i dobët se tjetri. Të dy sytë nuk mund të formojnë një pamje së bashku. Syri dembel zakonisht fillon në fëmijëri dhe mund të korrigjohet në qoftë se zbulohet dhe trajtohet para moshës 5 vjeç. Duke mbuluar syrin e fortë, syri i dobët është i detyruar të punojë në mënyrë të rregullt me trurin, duke u bërë kështu më i fortë.
Defiçenca e Vitaminës A (kseropthalamia)
Një sëmundje e syrit e shkaktuar nga një defiçencë e vitaminës A. Kseropthalamia është një grup çrregullimesh që eventualisht mund të sjellin verbim. Simptomat përfshijnë: Pikat e Bilotit: Pika të bardha dhe të shkumëta në pjesën e bardhë të syrit. Ndikojnë shikimin gjatë natës. Kseroza konjunktivale: Tharje dhe rrudhim i pjesës së bardhë të syrit, e cila zakonisht është e njomë, e lëmuar dhe e ndritshme. Lëndime të Korneas: Plagë që mbulojnë pjesën e tejdukshme të syrit. Shkaktojnë qërrim. Shikim i pamundur gjatë natës dhe problem me shikimin në dritë të zbehtë.
Trakoma
Një infeksion i syrit që plagos pjesën e sipërme të qepallës dhe që e bën qepallën të kthehet brendazi, gjë që rezulton në dëmtimin e korneas nga qerpikët. Trakomën e shkakton virusi që sulmon mukozën e kapakëve të syrit. Trakoma bartet shumë lehtë prej një personi tek tjetri. Kjo sëmundje përhapet shumë shpejt në kushte jetësore johigjienike, duke përdorur shumë persona të njëjtin peshqir sysh apo syze. Nëse sëmundja nuk shërohet më kohë paraqiten deformime të rënda të kapakëve të syrit, kështu që më vonë mund të shkaktohet edhe verbësia. Në qoftë se nuk trajtohet në mënyrën e duhur, me anë operacionesh dhe antibiotikësh, ky mund të jetë një verbim i ngadaltë dhe i dhimbshëm.
Verbimi nga lumi
Zakonisht i papërmbajtur në shtetet Afrikane, verbimi nga lumi shkaktohet nga një parazit i shpërndarë nga një mizë e zezë, që shumohet në lumenj dhe depoziton larvat e krimbit në personin që kafshon. Shkakton kruajtje të rënda dhe dëmtime të syrit, eventualisht verbim.
Konjunktiviti (syri rozë)
Një infeksion syri që dëmton konjunktivën, shtresën më të jashtme që mbulon sklerën. Ka tri tipe infeksioni: Virale, të shkaktuara nga një infeksion, e ftohur ose bajame. Simptomat përfshijnë lëngëzim të syrit dhe sy të kuq; Alergjike: Të shkaktuara nga një intolerancë kundrejt substancave kimike, si produktet kozmetike dhe ilaçet. Simptomat përfshinjë kruajtje, lotim, dhe qepalla të fryra. Bakteriale: Të shkaktuara nga një infeksion bakterial. Simptomat përfshijnë: qepallat ngjiten me njera-tjetrën, fryrje, skuqje të syrit dhe lotim.

Verbësia për ngjyra (Daltonizmi)
Është vërtetuar se ekzistojnë njerëz të cilët dallojnë vetëm errësirën dhe dritën, kurse ngjyrat nuk i dallojnë. Këtë të metë të syrit me të cilën ka lindur njeriu, e quajmë verbësi e plotë për ngjyra . Ka persona që nuk dallojnë vetëm disa ngjyra, më së shpeshti të kuqen dhe të gjelbrën. Njerëzit më këtë të metë janë pjesërisht të verbër për ngjyra. Këtë dukuri e ka zbuluar fizikani anglez Daltoni

Puna në kopmjuter
Drita e neonit shkakton dhimbje koke

Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto 10 rregulla, mund të lexoni si ata.
Mos i ulni asnjëherë sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani. Ruani pjerrësinë e tastierës. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë. Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare. Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve Të shpluhuroset shpesh ekrani.
Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani për rreth një minutë. Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
Këmbët në tokë: Zgjidhni një karrige që t ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.
Dritë natyrale sa më shumë: Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji Është më e mirë llampa e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llampat, sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.
Shmangni fotokopjet: Përpiquni të lexoni libra të shtypur me gërma të mëdha. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë
Shpërqendrohuni: Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit. Shikohuni në pasqyrë. Nëse keni pranë jo dritaren por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here

Kush punon në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A
Duke shikuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë në pikat e ndritshme dhe të errëta që paraqiten në ekran. Sytë harxhojnë shumë pigment fotosenzitiv, që është i nevojshëm për të parë.
Ndërsa për të është e nevojshme vitamina A. Revista polake, Zdroëie, shkruan se kur punojmë në kompjuter sytë vazhdimisht reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta që shfaqen në ekran, dhe nëse këto janë sinjale të fuqishme vizuale, sytë harxhojnë më shumë rodopsinë (pigment fotosenzitiv i nevojshëm për shikimin). Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet të zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karoten, që me ndihmën e dritës së diellit shndërrohet në vitaminë A. Beta-karoteni ka të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, mango, karrota etj.

Ky lajm është publikuar: 01/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›