Përfundojnë hetimet për abuzuesit e pensioneve, dosja në gjykatë
Autori i Lajmit: red.
Siguronin pensione të parakohëshme për çdokënd, duke bërë pazare nëpërmjet postit që mbanin dhe tashmë duhet të shkojnë në gjykatë dhe të japin logari për të gjithë abuzimet e bëra. Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se në gjykatë janë dërguar katër të pandehur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin u siguronin qytetarëve pensione edhe pse ata nuk kishin plotsuar moshën e përfitimit të pensioneve. Të pandehurit do të përballen me akuzën e “Fallsifikimit të dokumenteve” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Po nga të njëjtat burime mësohet se dosja është dërguar në gjykatë me të pandehurit Agim Mema, Fatbardha Sela, Flora Ceko dhe Zija Mema. Për këta shtetas, tre ditë pas arrestimit Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për shtetasin Agim Mema, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë, “arrest shtëpie” për Zija Memën, masë kjo më e butë për shkak të moshës së tij 70-vjeçare, si dhe “detyrim paraqitje” për Fatbardha Selën e Flora Cekën. Këta shtetas, sipas burimeve nga akuza, rezultojnë të kenë abuzuar duke përfituar shuma të konsiderueshme parash në 12 raste të nxjerrjes së pensioneve. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se indicie për fillimin e hetimeve për katër të arrestuarit kanë qenë denoncimet publike të drejtorit të Sigurimeve Shoqërore për kryeqytetin, i cili deklaroi se mjaft persona kishin fituar pensione të parakohshme pa punuar asnjë ditë në vendet ku kanë dalë në pension. Pasi janë marrë nën hetim dosje konkrete dhe emra personash që kanë përfituar nga skema e sigurimeve pension, ka rezultuar se këta persona nuk kishin punuar në minierën e Mushqetës. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, këta shtetas kanë nxjerrë edhe emrat e personave që u kishin mundësuar përfitimin e pensionit, kundrejt një shume të caktuar, përkatësisht 150 mijë lekë për person.
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009