Miopia dhe hipermetropia, trajtimet profesionale të tyre
Autori i Lajmit: red.
Defekt i refraksionit është ai defekt, për shkak të të cilit rrezet paralele që vijnë nga larg, mblidhen në fokus jo në retinë, por përpara saj. Dallohen miopia aksiale (gjatësi e tepërt e boshtit optik), miopia e kurbaturës dhe miopia e indeksit (shtim i fuqisë refraktive të ambienteve të syrit). Subjektivisht i sëmuri ka prirje të mbyllë pergjysmë sytë (pakësohen rrathët e difuzionit, prandaj pamja bëhet më e qartë). Në qoftë se miopia është e lehtë (më pak se 4-5 D.) , paksohet mprehtësia e pamjes nga larg, por mbetet normale për afër dhe për të lexuar. Në qoftë se miopia është mbi 5 D, pakësohet mprehtësia edhe për afër dhe i sëmuri ka prirje ta afrojë gjithnjë e më shumë tekstin që lexon. Miopia ka karakter hereditar, zakonisht fillon në fëmini dhe shtohet progresivisht deri në moshën 20 vjeç. Në format më të theksuara mund të shfaqen edhe fenomene distrofike dhe degjenerative të koroitit, të retinës, që mund të jenë mjaft të rënda. Në rastet kur shfaqen këto ndryshime korio-retinike, duhet të merret parasysh se mund të shfaqen komplikacione të ndryshme (hemoragji, shkolitje të retinës), që mund të vinë vetvetiu. Sidoqoftë, këta njerëz këshillohen të mos merren me sporte të rënda (mundje, kërcime, etj), dhe, në përgjithësi , të kufizojnë aktivitet fizike te lodhshme. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për gratë miope në periudhën e barrës dhe të laktacionit. Mjekimi: Korrigjim me lente; këshillohen lentet korneale të kontaktit, sidomos kur miopia është e theksuar. Për të rinjtë dhe adoleshentët këshillohen rikonstituentë me kalçium, vitamina, ekstrakte hepatike. Për moshat më të mëdha, mjekime periodike vazoprotektore (Rutin+ Vit. C dhe E), ekstrakte plancetare.
Hipermetropia(hipermetropia)
Në syrin hipermetrop në gjendje pushimi të akomodacionit, rrezet që vijnë nga larg, mblidhen në fokus në një pike prapa retinës. Hipermetropia shfaqet në rastet kur boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e dritës priten përtej retinës, kurse në lidhje me ketë edhe fytyra e objektit formohet përtej retinës. Njerëzit e tillë nuk i shohin qartë objektet e afërta por, përkundrazi ato të largëta. Njerëzit me ketë të metë duhet te bartin syza me thjerrëza përmbledhëse-konvekse. Te adoleshentët dhe të rinjtë hiperkontaksioni automatik i sforcuar i muskulit ciliar arrin të korrigjoje defektin, në qoftë se nuk është shumë i madh, ose e korrigjon pjesërisht. Subjektivisht, në qoftë se defekti është i moderuar, pamja larg është e mirë (sepse kompensohet në sajë të akomodacionit), pamja afër është e lodhshme dhe sjell turbullim, peshë, djegie, dhëmbje në regjionin e vetullave dhe të kokës, sidomos pas një pune të gjatë nga afër. Objektivisht mund të vërehet një edemë e lehtë e qepallave, hiperemi konjuktivale, që nuk kalon me mjekime te zakonshme.
Largpamësia e pleqërisë: Kjo është pasojë e humbjes se elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njerëzit e moshës 45-50 vjeçare. Kjo e metë e syrit manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Eliminohet me bartjen e syzave me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.
Astigmatizmi
Eshtë një defekt i kurbaturës së kornesë. Astigmatizmi mund të jetë i çrregullt, d.m.th sipërfaqja e kornesë paraqet çrregullime(si pasojë e traumës, e ulçeracioneve, e keratitit, etj). Ky lloj astigatizmi është i vështirë për t u korigjuar me lente: Në disa raste arrihen rezultate të mira me lente korneale të kontaktik. Në astigmatizmin e rregullt i sëmuri ka ndryshime të rreyes të kurbaturës së kornesë në dz meridianet kryesore. Ky lloj astigmatizmi mund të shfaqet si defekt i izoluar i refraksionit ose mund të kombinohet me miopi(astigmatizëm miop) ose me hipermetropi (astigmatizëm hipermetrop). Në astigmatizmin e përzier, syri është miop në njërin meridian dhe hipermetrop në tjetrin.
Shenja subjetive: Objektet e largëta nuk mund të vihen në fokus në mënyrë të qartë (astigmatizëm miop), ose objektet e afërta (astigmatizëm hipermetrop) ose as objektet e largëta, as të afërta (astigmatizëm i përzier). Përveç kësaj të sëmurët kanë cefale frontale, djegie ose lodhje të syve, hiperemi konjuktivale ose blefarit si në hipermetropinë e thjeshtë.
Presbiopia
Eshtë dobësim fiziologjik i akomodacionit që ndodh zakonisht pas moshës 40 vjeç, sidomos kur kalohet nga shikimi larg (akomodacion pushimi ) në shikimin afër (akomodacion pushimi); Në këtë rast, pamja e objekteve të largëta nuk është ndryshuar.
Mjekimi i defekteve të refraksionit: Tek miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe presbiopia vetëm me mjetet, aparatet dhe dijenitë e specialistit mund të korrigohen të metat e refraksionit, sepse dhënia e lenteve vetëm në bazë të ekzaminimit subjektiv nuk është e saktë dhe shpesh është e dëmshme. Kjo vlen veçanërisht për të sëmurët shumë te rinj dhe nganjëherë për të rriturit e rinj, në të cilët, me përjashtim të rasteve me miopi të theksuar, këshillohet ekzaminimi në gjendje paralize të akomodacionit (me atropinë ose me cikloplegjikë të tjerë). Vetëm në rast presbiopie te të sëmurët mbi 40 vjeç, kur pamja larg është e mirë, po që ndjejnë vështirësi në lexim, mund të jepen syze sferike pozitive (sfero-konvekse) prej 1 deri në 4 D për shikim afër (lexim, shkrim), ose edhe më të dobëta për disa punë të veçanta (p.sh. për muzikantët).
Anatomia e syrit
Syri është një organ magjik që na lejon të shohim dhe të përjetojmë. Syri i njeriut punon si një aparat fotografik. Njëlloj si aparati fotografik, syri proçeson dritën dhe merr fotografi mentale të pamjeve, të cilat zhvillohen më pas në tru. Që të krijojnë shikim, pjesët e syrit duhet të punojnë së bashku si një skuadër. Kornea, pjesa e tejdukshme e syrit, e cila duket si film, është “kryetari”. Kur drita hyn në pupilën e errët te syrit, kornea e përthyen. Drita e refraktuar udhëton drejt lentes prapa pupilës. Lentja ndryshon formë, që të rregullojë fokusin, si për objekte të afërta, ashtu edhe të largëta. Ky proçes është i njohur si akomodim. Lentja projekton dritën nga bota e jashtme ne retinë, si një pamje të përmbysur, retina më pas sillet si filmi në një aparat fotografik dhe kap pamjen. Pamja është dërguar tek truri në formë impulsesh elektrike, të cilat më pas do të zhvillohen.
Pjesët e syrit
Sklera: Pjesa e bardhë e jashtme e syrit, e cila u jep mbrojtje strukturave të brendshme që janë delikate.
Irisi: Pjesa e ngjyrosur e syrit që ka muskuj shumë të imët, të cilët kontrollojnë madhësinë e bebes së syrit.
Bebja e syrit (pupila):Pika e vogël e zezë, në qendër të irisit, që kontrollon sasinë e dritës që mbërrin në retinë, duke u zmadhuar në errësirë që të lejojë më shumë dritë dhe duke u zvogëluar në drite që të parandalojë hyrjen e dritë së tepërt.
Lëngu ujor: Një lëng i prodhuar nga masa qerpikore, që qarkullon përgjatë pjesës së parme dhe të pasme të syrit, në mënyrë që të ruajë presionin e syrit, dhe gjithashtu të ushqejë kornean dhe lenten
Makula: Një pjesë e vogël e retinës që fokuson dhe prodhon shikimin e ngjyrave
Trupi ciliar: Përmban një gjendër që sekreton lëng ujor dhe një muskul që tkurret dhe lëshohet në mënyrë që të kontrolloje kurvaturën e lentes
Disku Optik: Pika ku retina takon nervin optik; referohet shpesh si pika qorre, për shkak të insensitivitetit të saj drejt dritës.
Xheli xhamor: Një xhel i tejdukshëm që mbush syrin dhe i jep atij një formë sferike.
Koroidi: I vendosur midis sklerës dhe retinës, është i ndërtuar prej enësh gjaku, të cilat i japin ushqim syrit.
Zonulat: Struktura fijësore që lidhin lenten me muskulin ciliar dhe ndihmojnë në ndryshimin e kurvaturës së lentes. Shikim Perfekt
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009