Gripi i derrave, 250 mijë vaksina vijnë në dhjetor
Numri i personave të prekur nga gripi i derrave ka arritur në 173. Ndërkohë që pacientët me virusin stinor shkojnë në 10-12 mijë çdo jave. Krerët e shëndetësisë pranojnë se tashmë vendi është në situatë epidemike. Më në fund një lajm i mirë vjen edhe për vaksinën kundër AH1N1. Pas Kosovës e Maqedonisë, në fillim të dhjetorit pritet që të mbërrijë kontingjenti i parë. ”Do të jenë 250 mijë doza, të cilat do të shpërndahen sipas programit kombëtar të vaksinimit. Grupet në risk janë të parat që do ta përfitojnë falas”, sqarojnë drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i përket 15-vjeçarit nga Berati, i cili po trajtohet në spitalin infektiv, mjekët thonë se gjendja e tij është përmirësuar. Shkollat në të gjithë vendin janë udhëzuar që të raportojnë çdo ditë në Drejtorinë Arsimore numrin e mungesave si dhe të shtojnë detergjentët. Dy herë në javë një mjek bën vizita nëpër klasa. Në këto ambiente përhapja masive e virusit mbetet një kërcënim mjaft prezent. Por nga sa bëjnë me dije burime nga Instituti i Shëndetit Publik, ndonëse numri i mungesave në shkolla është rritur, nuk ka ende vatra epidemike që të përbëjnë problem. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se nuk do të ketë mbyllje të shkollave për aq kohë sa situata mbetet e tillë. Deri tani pjesa me e madhe e personave të prekur nga gripi I derrave I përkasin moshave 15-40 vjeç ndërsa nga gripi sezonal janë prekur më shumë fëmijët. Qarkullimi i këtyre dy virusve bën që krhasuar me një vit më parë situate të jetë më kritike.Disa ditë më parë organziata e shëndetësisë dha një tjetër alarm. Virusi AH1N1 sipas saj ka pësuar mutacion. Në shtetet ku është konfirmuar ky shndërrim I virusit,një pjesë e mirë e pacientëve kanë humbur jetën pas infektimit,por kjo formë e re është hasur edhe te persona që skanë pasur komplikacione.Sipas OBSH-së me mutacionet e zbuluara virusi luftohet sërish nga antiviralët dhe parandalohet nga vaksina.Por në të ardhmen shnderrime të kësaj natyre mund ta bëjnë atë rezistent ndaj medikamenteve.