E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahen certifikatat e sipërmarrjes

 

Ndahen  certifikatat e para të sipërmarrjes, “Entrepreneur Skills Certificate“, për studentët shqiptarë.  Ministri i Arsimit dhe Shkencës  Myqerem Tafaj mori pjesë dje  në ceremoninë e shpërndarjes së Certifikatave të Sipërmarrjes “të grupit të studentëve shqiptarë të Profileve joekonomike, të inicuara nga Dhoma Austriake e Ekonomisë. Pasi i uroi suksese të gjithë nxënësve të certifikuar, Ministri Tafaj, theksoi se Qeveria shqiptare i kushton një vëmendje të veçantë përgatitjes profesionale të rinisë, duke i orientuar ata drejt tregut të punës.“Në shkollat dhe Universitetet tona ne synojmë të përgatisim nxënës me aftësi dhe njohuri të duhura profesionale, për të përballuar sfidat e tregut të punës, të formojmë qytetarë të ndërgjegjshëm të një shoqërie demokratike duke bërë  që të kemi në këto shkolla qendra të zhvillimit të së ardhmes dhe të ruajtjes  e zhvillimit të dijes në shërbim të shoqërisë sonë”, - theksoi Tafaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›