E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Rama bëri korrupsion me “Tajvanin”, e shiti për 12 mijë lekë

 

Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi akuzoi dje kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për aferën korruptive, siç e quajti ai, të shitjes së tokës në ish-parkun Rinia, ku tani është ngritur kompleksi “Tajvan”. Olldashi publikoi një dokument të 7 marsit 2005, ku Rama autorizonte një nëpunëse të bashkisë të lidhte kontratën me shoqërinë “Tajvan”. Sipërfaqja rreth 1300 m2 është shitur me një çmim prej 12 mijë lekësh të reja. Por sipas Ministrit të Punëve Publike, Rama ka shkelur ligjin sepse trualli është shtetëror, por edhe sepse ligji i vitit 2005 për shitblerjen e trojeve ndalon autoritetet qendrore dhe lokale të shesin truallin deri në përfundim të procesit të kompensimit fizik të pronarëve. “Kjo është dosja dhe dokumentacioni i plotë i një abuzimi skandaloz me pushtetin nga Kryetari i Bashkisë. Thënë më hapur është një dosje ku verifikohet dhe vërtetohet që nëpërmjet përdorimit të pushtetit për interesa thellësisht private, Kryetari i Bashkisë u ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 1310 m2 mu në zemër të kryeqytetit, ose shprehur në vleftë lekësh, i ka vjedhur 2.6 milionë euro sepse kjo tokë i është shitur Besos me 120 mijë lekë të vjetra apo 12 mijë lekë të reja. Pra me më pak se 100 euro m2 mu në zemër të kryeqytetit. Kur vlera duhet të ishte minimalisht të paktën 2 mijë euro”, tha Olldashi. Ai i kërkoi organeve të zbatimit të ligjit të shqyrtojnë këtë aferë korruptive. “Gjej rastin të ftoj të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit ta marrin në disponim këtë dosje ta shqyrtojnë dhe t’i japin përgjigje. 2.6 milion euro apo 3.7 miliardë lekëve të qytetarëve janë shumë për t’u falur, qoftë edhe nga Kryetari i Bashkisë”, theksoi Olldashi. Por kreu i Bashkisë, Edi Rama, reagoi përmes zëdhënëses së PS-së, Armela Imeraj, e cila i konsideroi shp-ifje akuzat e ministrit. “Sokol Olldashi mjaft e keqpërdori detyrën si Ministër Punësh Publike, duke punuar në fabrikën e shpifjeve të Sali Berishës ndaj Bashkisë së Tiranës. Të gjithë e dinë kush është Sokol Olldashi, kurse ai u detyrohet të gjithëve të përgjigjet për katastrofën në tunelin e Kalimashit. Ku kanë shkuar qindra miliona eurot e zhdukura?! Sa është shuma që i është marrë fondeve të rrugës së kombit për fushatën elektorale të Sali Berishës?”, theksoi Imeraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›