Gripi i derrit, dalin dyshime të frikshme për përhapjen e virusit në botë
Sipas disa gazetave të huaja, virusi H1N1 është krijuar nga një profesor
Dalin publikisht dyshimet e para për përhapjen e gripit të derrit në botë. Së fundi, një deklaratë e gazetës turke “Vatan” hodhi një dyshim të frikshëm mbi përhapjen e gripit të derrit i cili po shqetëson gjithë botën. Në të vërtetë u pohua se virusi H1N1 nuk është aq vdekjeprurës sa thuhet dhe është krijuar nga një profesor, i cili është numri një i botës në çështjen e gripit bashkë me tre asistentë të tij për të shtuar fitimin e shoqërive të tyre farmaceutike. Profesori Albert Osterhaus, i cili ushtron profesionin e tij në Universitetin Rotterdam, është i vetmi emër që të vjen në mendje kur flitet për gripin. Madje për këtë arsye në botën e shkencës ai njihet si “Doktor Gripi”. Për të frenuar panikun e përhapur në botë nga SARS dhe gripi i shpendëve, ai ishte emri i parë që u kontaktua për ndihmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Tani një deklaratë e dhënë në lidhje me “Doktor Gripin” holandez po shqetëson gjithë botën.
“Doktor Gripi”
Deklarata, e cila për herë të parë u shkrua në formën e një artikulli në revistën shkencore “Science” dhe më pas u transmetua nga gazeta holandeze “De Telegraaf” pohon rritjen dramatike të pasurisë së Doktor Gripit nga përhapja e gripit. Profesor Osterhaus është drejtuesi i grupit për Studimin Shkencor të Influencës në Evropë. Në të njëjtën kohë ai është dhe anëtar i SAGE Këshillit Konsultativ të OBSH-së. Madje kur Organizata Botërore e Shëndetit mori vendimin për shpalljen e një pandemie botërore në lidhje me gripin e derrit, Osterhaus ishte drejtues i SAGE-s. Përveç kësaj, Osterhaus ka dhe një shoqëri e cila prodhon vaksina. Në të njëjtën kohë profesori është dhe konsulent me pagesë tek shoqëritë farmaceutike si Novartis, Baxter, Mediimmune, Glaxo, Sanofi Pasteur. Në qoftë se ka një emër i cili ka pasur përfitime nga gripi global i derrit ai është Osterhaus. Dhe gjatë kësaj kohe janë shtuar të ardhurat e shoqërisë që drejton dhe paga të cilën merr si konsulent.
Ndikimi tek OBSH
Por më të frikshme janë deklaratat që dolën në gazetat Information të Danimarkës dhe SVG të Zvicrës. Sipas deklaratave të këtyre gazetave, Osterhaus dhe tre shokët e tij, të cilët janë anëtarë të SAGE-s, e cila përbëhet nga tetë persona, nën presionin e shoqërive farmaceutike në të cilat punojnë si konsulentë kanë arritur të ndikojnë edhe tek OBSH-ja dhe të përhapin një panik jo të vërtetë në të gjithë botën. Miku i ngushtë i Osterhausit, profesor Frederick Hayden, i cili është anëtar i SAGE–s është dhe konsulent me pagesë i shoqërive Roche dhe Glaxo. Profesor Arnold Monto, njihet si njeriu i cili ka 40 vjet që pret një pandemi globale, ka prodhuar ilaçin që merret prej hunde për gripin e derrit dhe është konsulent me pagesë i shoqërive Medimmune, Glaxo dhe Viro Pharma. Përsëri kemi Davis Salisbury, anëtar i të njëjtit grup është drejtues i programit për Imunizacion në Angli dhe ka lidhje konsulence me shoqëritë farmaceutike. Kjo do të thotë që katër anëtarët më të rëndësishëm, nga tetë përbërësit e grupit kanë lidhje të forta me shoqëritë farmaceutike. Sipas parashikimeve të JP Morganit, gripi i derrit është një sëmundje e cila do t’u sjellë rreth 7.5-10 miliard euro përfitim shoqërive farmaceutike dhe e gjitha kjo lidhet ngushtë me konsulencën dhe drejtimin e këtyre profesorëve (shkencëtarëve). Në raportet e OBSH-së, të përgatitura nga këto profesorë duke vlerësuar masat parandaluese, vaksinimi është përmendur 24 herë, kurimi me anë të ilaçeve 18 herë ndërsa rëndësia e larjes së duarve vetëm dy herë.
“Gripi”, si OBSH-ja ndryshoi përkufizimin
Një nga provat më të rëndësishme të kësaj çështjeje është e vërteta e nënvizuar qartë nga drejtuesi i Organizatës Cochrane, epidemologu Tom Jefferson i cili ka dhënë një intervistë për revistën “Der Spiegel” dhe ka vlerësuar kërkimet e bëra rreth gripit. Sipas tij, OBSH-ja, në muajin prill të vitit 2009, ndryshoi emrin e gripit në të gjithë botën në “pandemi” në bazë të referencave të dhëna nga këto shkencëtarë. Më parë para se OBSH-ja të shpallte gjendjen e pandemisë duhej të shfaqej një virus i ri, të përhapej shpejt, të mos kishte asnjë imunitet ndaj tij, të kishte një numër të konsiderueshëm vdekjesh dhe të kishte mundësi të mëdha ngjitjeje. Por në vendimin e marrë në muajin prill, OBSH-ja hoqi dorë nga këto dy kushtet e fundit dhe e shpalli gripin e derrit, i cili nuk kishte shkaktuar vdekje të shumta një pandemi. Më pas, më 11 qershor 2009, OBSH-ja mori vendimin për një “pandemi globale”. Qeveritë e ndryshme në të gjithë botën porositën me miliona doza vaksine dhe ilaçet u bënë stok në depo. U hap një derë fitimprurëse prej miliona dollarësh për sektorin e ilaçeve. Sipas deklaratës në takimet gjatë të cilave janë marrë këto vendime kritike, me referencën e profesorëve kanë marrë pjesë për herë të parë si vëzhgues përfaqësuesit e shoqërive Glaxo, Novartis dhe Baxter.
Deklaratat në gazeta, Parlamenti holandez nis hetimin rreth “Doktor Gripit”
Ndërkohë që të gjitha këto deklarata shfaqeshin nëpër gazeta, Parlamenti holandez vendosi të hapte një hetim rreth Doktor Gripit. Në takimin e organizuar në mënyrë private u hetuan të gjitha lidhjet e Osterhausit. Por parlamenti vendosi që të mos i këpuste lidhjet me profesorin, të cilin e shohin si autoritetin numër një të vendit për Shëndetësinë. Ndërsa tani po bëhet një përgatitje në Parlamentin rus (Duma). Komisioni Shëndetësor i Dumas udhëzoi përfaqësuesit e OBSH-së në Gjenevë për të analizuar hollësisht të gjitha deklaratat.
Universiteti i Harvardit: Gripi nuk është shumë i rëndë
Shkencëtarët amerikanë dhe anglezë pohuan se përhapja e gripit të derrit nëpër botë nuk është aq kritike sa thuhet. Në kërkimet e bëra nga Universiteti i Harvardit në Amerikë dhe nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore Angleze u krahasuan shifrat e vdekshmërisë nga gripi i derrit me ato të gripave sezonale gjatë vitit të kaluar. Sipas studimit, mesatarja e vdekshmërisë nga gripi i derrit në një vend në të cilin vdesin për çdo vit 36 mijë persona, nga gripi sezonal mund të jetë nën mesataren e zakonshme ose mundësia më e keqe është të dalë shumë pak mbi mesataren. Në një raport të përgatitur nga Këshilli i Konsulentëve të Teknologjisë dhe Shkencës për të informuar presidentin e SHBA, ishte llogaritur që numri i të vdekurve nga gripi i derrit të ishte në mes 30 deri në 90 mijë. Profesori i universitetit të Harvardit, Marc Lipsitch pohon se ky parashikim është i gabuar dhe është bërë me të dhëna të kufizuara.
Reagimi i OBSH-së: Deklaratat nuk janë të vërteta
Zëdhënësi i OBSH-së dha disa sqarime rreth deklaratave të dala në media për dyshimet mbi virusin H1N1. Sipas tij, ishte normale prania e përfaqësuesve të sektorit të ilaçeve në mbledhjet e OBSH-së. Po ashtu, zëdhënësi i OBSH-së ka theksuar se ata nuk kanë asnjë të drejtë fjale në mbledhje dhe nuk ndikojnë në mbarëvajtjen e saj. “Ne bëjmë vaksina dhe duhet të dimë se çfarë përmban ajo”,- u shpreh ai. Hartl pohoi se e kaluara e të gjithë atyre që punojnë në OBSH, analizohet hollësisht dhe theksoi që Frederick Hayden, emri i të cilit është përfshirë në skandal është virologu më i mirë në botë dhe njeriu i parë që mund të përgjigjet saktë nëse i bëhen pyetje rreth gripit. Duke thënë se tani për tani nuk është e mundur shfaqja e të kaluarës financiare e punonjësve të OBSH-së, Hartl pohoi se OBSH-ka është një organizate e lirë.
Profesor David Salisbury
Anëtar i SAGE
Drejtues i programit të imunizacionit në Angli, është konsulent tek firmat farmaceutike
Drejtues i Grupit për Studime Shkencore të Influencës në Europë
Është anëtar i SAGE-s i këshillit konsultativ të OBSH-së. Madje kur OBSH-ja mori vendimin e përcaktimit të gripit të derrit “pandemi globale” ai ishte drejtues i SAGE-s
Ka një shoqëri të njohur me emrin Viros Cope e cila prodhon vaksina
Në të njëjtën kohë është dhe konsulent i shoqërive farmaceutike si Roche, Novartis, Baxter, Medimmune, Glaxo, Sanofi Pasteur
Profesor Arnold Monto
Anëtar i SAGE-s
Është konsulent i shoqërive farmaceutike Medimmune, Glaxo, Viro Pharma të cilat kanë prodhuar ilaçin që merret prej hunde për gripin e derrit
Profesor Frederick Hayden
Anëtar i SAGE-s
Konsulent me pagesë i Roche dhe Glaxo, prodhuesve numër një të vaksinave
23 Dhjetor 2009