Mbi 17 mijë të papunë në ish "gjigandin" e industrisë
Qarku i Elbasanit rreshtohet ndër rajonet me papunësi të lartë në vend. Rreth 20 vjet më parë ai cilësohej si "kryeqendra" e industrisë së rëndë, ndërsa Librazhdi, Gramshi e Peqini e "furnizonin" me fuqi punëtore të kualifikuar për në Metalurgjik, që numëronte mbi 12 mijë punëtorë, pa përfshirë këtu uzina dhe fabrika të tjera. Ajo që ka mbetur tanimë nga Metalurgjiku nuk i kalon të 500 të punësuarit. Në Përrenjas, miniera e hekur-nikelit ka mbyllur dyert. Kështu ka ndodhur edhe në Cërrik me uzinën e naftës dhe fabrika të tjera. Në Gramsh pothuajse është mbyllur uzina e armëve dhe ajo e baterive. Për pasojë, Qarku i Elbasanit numëron mbi 17 mijë të papunë, kur dihet që shumë të tjerë nuk kanë trokitur në Zyrën Rajonale të Punësimit për t‘u regjistruar si të papunë. Sipas statistikave, rezulton se numri më i lartë i të papunëve shënohet në kategorinë me arsim 8-vjeçar. Janë 7109 persona që kërkojnë punë me arsim 8-vjeçar, ndërsa ata që kanë mbaruar të mesmen e përgjithshme apo profesionale, arrijnë në 4904 persona. Vetëm 56 vetë janë me arsim të lartë. Statistikat e zyrës së punës tregojnë se grupmoshat nga 20-30 vjeç janë gati të barabartë në shifra me grupmoshën nga 30-45 vjeç që kërkon punë. Nën moshën 20 vjeç, në Elbasan rezultojnë vetëm 354 persona të regjistruar si të papunë.
Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit në Elbasan, Leonidha Taba, ngre një tjetër shqetësim. Atë të "kioskave" të punësimit në çdo institucion shtetëror në rrethe, që me kompetencat që u jep ligji, janë shndërruar në zyra paralele punësimi, duke zbehur kështu rëndësinë e zyrës parësore. "Nuk e kuptoj, pohon ai, pse funksionojnë ende zyrat e kuadrit, si në kohën e mëparshme, në institucionet shtetërore në rrethe, që evidentojnë dhe merren me punësimin e kategorizuar". Në shumë institucione, si Drejtoritë e Arsimit, Shëndetësisë, Bujqësisë e të tjera, kanë në organikë nga një shef personeli që marrin kërkesat për punë dhe bëjnë ndarjen sipas "kërkesë-ofertës".
"Unë mendoj, shton drejtori Taba, se regjistrimi dhe kërkesa për punë, mund dhe duhet të bëhet vetëm në Zyrën Rajonale dhe kjo e fundit të bashkëpunojë me institucionet që kërkojnë fuqi punëtore të specializuar në çdo profesion". Sidoqoftë, praktika e këtyre viteve të fundit mban ende në këmbë me ligj "zyrat" e vogla të punësimit në shumë institucione shtetërore. "Ne na ka mbetur thjesht sektori privat, që na kërkon fuqi punëtore, edhe ky thjesht për procedurë ligjore dhe jo për nevojë kërkese apo konsultimi", përfundon kreu i punësimit në Qarkun e Elbasanit. Ai thekson se "ne presim thjesht fonde që hidhen për punësim, bëjmë planifikimet, ose ndonjë avantazh nga kërkesat e tregjeve të huaja".