Gripi i derrit, urdhri për mjekët: Verifikoni çdo rast
Ministria e Shëndetësisë ka dërguar urdhrin në Institutin e Shëndetit Publik, që të gjitha rastet e rënda të virozave të stinës, për të cilët mjekët dyshojnë, të dërgohen për ekzaminime specifike deri në konfirmimin përfundimtar. Kjo për të pasur në kontroll territorin e Shqipërisë, për sa i takon përhapjes së gripit të derrave. Rrjeti i informacionit, masat mbrojtëse dhe gjendja në gatishmëri e vigjilencë janë pikat kryesore për mbajtjen në kontroll të situatës dhe përballimin e një pandemie të mundshme në muajin shtator. Ndërkohë që duke nisur nga kjo javë në bashkëpunim me shoqatat ndërkombëtare shëndetësore Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik do të nisë trajnimet në të gjithë vendin për sa i takon situatës që presim në vend, nga prekja e virusit AH1N1, ndryshe gripi i derrave. Mjekët e qendrave të mëdha shëndetësore, të qendrave të vogla, poliklinika, apo qendra shëndetësore, në rast se dyshojnë për pacientët duhet të dërgojnë kampion për analizë.
Në sajë të një bashkëpunimi me laboratorët e huaj, përkatësisht në Britaninë e Madhe dhe Rumani, shteti shqiptar mund të dërgojë në çdo kohë në këto struktura kampionë për ekzaminim. Bëhet fjalë për analiza specifike me parametra edhe më të lartë se ato të Shqipërisë.
Izolimi
Ishin analizat paraprake të specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ato që verifikuan se dy shtetas, njëri me kombësi britanike dhe tjetri me kombësi shqiptare, të cilët nuk ishin prekur nga gripi i shpendëve. Të dy pacientët, ishin të dyshuar dhe deri në konfirmimin e analizave përfundimtare ata u mbajtën të izoluar në shërbimin e Infektivit, në qendrën spitalore universitare, "Nënë Tereza".
Nga ana tjetër, sipas departamentit të Epidemiologjisë, të gjitha kontrollet që bëhen në laboratorë janë rutinë, duke qenë se kjo tashmë është bërë pjesë e punës së përditshme.
Do të jepet një përgjigje publike në rast se analizat evidentojnë rastin e parë në Shqipëri të prekur me H1N1.
Sipas epidemiologëve, deri tani asgjë nuk është zyrtare, por nuk përjashtohet mundësia që ky virus të jetë importuar në Shqipëri, kjo në një formë të lehtë infeksioni.
Të dyshuarit
Dy pacientë nga Shqipëria, pasi kanë kryer analizat në laboratorët në vend, presin një konfirmim nga Britania e Madhe dhe Rumania, nëse janë të prekur nga gripi i derrave apo jo.
Pacientët kanë probleme respiratore, dhembje të trupit, apo shqetësime gastrointestinale. Pas konfirmimit të strukturave shqiptare, pacientët dhe Instituti i Shëndetit Publik pret një tjetër përgjigje nga laboratorët jashtë vendit.
Ekzaminimet e detajuara, duke përfshirë edhe procesin e bashkëpunimit me laboratorë ndërkombëtarë të ekzaminimeve, vjen në zbatim të një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të vigjilencës dhe gatishmërisë për prekjen e Shqipërisë nga gripi i derrit. Analizat e para kryhen në laboratorët shqiptarë, përkatësisht pranë Institutit të Shëndetit Publik. Më pas ato kampionë që janë pjesë e "përkufizimit të rastit", kalojnë në sitën e laboratorëve të huaj. Deri tani, kanë qenë plot 70 raste të tilla.
Instituti i Shëndetit Publik: Pajisja është e shtrenjtë, por nuk është masa më e rëndësishme
Detektorët që matin temperaturën
në aeroporte, jo të domosdoshme
Detektorët të cilët tashmë janë pjesë e "arsenalit" mbrojtës të vendeve europiane, për mbajtjen në kontroll të pandemisë së gripit të derrave, ende nuk janë pjesë e pajisjeve të Shqipërisë.
Detektorët, të cilët kontrollojnë udhëtarët që vijnë e ikin nga njëri shtet në tjetrin, nëse kanë temperaturë trupore mbi 37.5 gradë Celsius, nuk janë të vendosura aktualisht në aeroport apo në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, kjo pajisje ka një kosto tepër të lartë, rrahuar me buxhetin e alokuar për masat mbrojtëse. Por jo vetëm kaq, këta detektorë, të cilët janë tepër të shtrenjtë dhe sakaq janë vendosur në vendet e Bashkimit Europian, nuk kanë rezultuar tepër efikasë ose thënë më saktë, puna e tyre nuk ka qenë më e suksesshmja, duke e krahasuar me pikat e tjera të forta, që nevojiten për mbajtjen në kontroll të pandemisë. Sipas specialistëve të shëndetit publik, një pjesë e mirë e 70 pacientëve shqiptarë të ekzaminuar, si raste të dyshuara, janë qytetarë që kanë udhëtuar jashtë, kjo ka bërë që të rrisë më tepër shkallën e vigjilencës për të kaluar në analiza dhe konfirmime në disa burime, deri në dhënien e përfundimit nëse pacientët janë të infektuar apo jo nga gripi i derrave AH1N1. Rasti i fundit i diskutuar në mbledhjet të grupit të vigjilencës, i cili është parë në "lupë", ishte një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur nga Irlanda.
Detektorët që matin temperaturën e trupit janë instaluar në një numër të madh aeroportesh në të gjithë botën.
Sipas protokollit, udhëtari kalon, termometri i detektorit mat temperaturën dhe jep rezultatin. Nëse udhëtari rezulton të ketë temperaturë trupore mbi 37.5 gradë Celsius, atëherë ai dërgohet për analiza, ekzaminime, specifike, madje edhe në izolim.
Nëse ky është një rast normal, atëherë udhëtari del nga izolimi për të vazhduar normalisht programin e tij.
Jo të gjitha qendrat shëndetësore janë pajisur me mjete mbrojtëse
Materialet për spitalet
ende nuk janë shpërndarë kudo
Materialet mbrojtëse për qendrat shëndetësore, për spitalet, për mjekët dhe të gjithë repartet që do të presin rastet me AH1N1 nuk janë dërguar në çdo cep të vendit.
Ende disa spitale në rrethe të ndryshme të vendit, nga Jugu në Veri, apo qendra shëndetësore nuk disponojnë maska, doreza, përparëse, tuba për të marrë kampionë analizash. Përveç fletëpalosjeve dhe të gjitha direktivave të dërguara nga strukturat shëndetësore, nuk janë pajisur me materiale dhe pajisje të nevojshme për pritjen e pacientëve, izolimin e tyre, trajtimit, si dhe parandalimin e përhapjes së vatrës së infeksionit më gjerë. Për të përballuar një pandemi të mundshme duhet jo vetëm që spitalet duhet të jenë të pajisura me tamiflu, por edhe me të gjitha masat mbrojtëse, si doreza, maska, respiratorë, si dhe dhoma të veçanta me oksigjen, që në disa rrethe mungojnë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, masat mbrojtëse, informacioni paraprak, fletëpalosjet informative dhe pajisjet e nevojshme për rastet e emergjencës, janë shpërndarë në rrethet kryesore të vendit, pranë spitaleve qendrore apo Drejtorive të Shëndetit Publik.