Shkojnë për plazh, mbyten babë e bijë
Babë e bijë mbyten në bregdetin e Delisufit, në Vlorë. Mëngjesi i djeshëm ka shënuar viktimat e radhës së detit, nga një familje fierake. Dy pjesëtarë të familjes Çepele janë mbytur, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës. Viktimat janë Kudret dhe Erisiona Çepele, përkatësisht 41 dhe 16 vjeç, ndërsa gruaja është ende nën kujdesin e bluzave të bardha. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në bregdetin e Delisufit, në zonën e Pishporos, afër grykëderdhjes së Vjosës. Çepelet nga fshati Qarri, Komuna Levan i rrethit të Fierit kishin zgjedhur, si çdo vit këtë plazh të qetë për të pushuar, pasi zona është e pastër dhe nuk është e mbipopulluar. Ka qenë ora 10.30 e së dielës, kur fëmijët e familjes Çepele, vajza 16-vjeçare dhe djali 13 vjeç kanë hyrë në det për t‘u larë. Deti ka qenë i trazuar dhe brenda pak minutash dallgët kanë rrëmbyer fëmijët, të cilët nuk kanë mundur të çajnë detin e trazuar. Ata kanë kërkuar ndihmën e prindërve, të cilët janë nisur menjëherë me not drejt tyre. Gruaja ka mundur të kapë djalin dhe ta nxjerrë në breg, ndërsa Kudreti ka notuar drejt së bijës, të cilën deti e kishte çuar më larg. Por ndërsa ndiqte me sy të shoqin që i afrohej vendit ku ndodhej vajza, brenda pak sekondash 37-vjeçares i kanë humbur nga sytë të dy dhe ka nxituar të shkojë në ndihmë të tyre. Dallgët e mëdha kanë përpirë brenda pak sekondash babë e bijë, ndërkohë që nuk kanë kursyer as gruan, e cila ka mundur të shpëtojë falë ndërhyrjes së plazhistëve të rastit, të cilët kanë parë gjithë skenën. Ata kanë mundur ta nxjerrin gruan në breg, duke shmangur kështu regjistrimin e viktimës së tretë të kësaj tragjedie. 37-vjeçarja është nxjerrë në breg, ndërkohë që është njoftuar për ngjarjen policia kufitare e Vlorës. Brenda pak minutash në vendngjarje ka mbërritur një gomone që ishte nisur nga Porti i Rradhimës.
"Sapo kemi mbërritur në zonën ku ka ndodhur mbytja, kemi gjetur të parin trupin e 41-vjeçarit, Kudret Çepele. Dallgët e kishin çuar kufomën e burrit afër bregut të detit. Ndërkohë, na është dashur të kërkojmë dhe disa minuta të tjera, për të gjetur dhe të mbyturën tjetër, të bijën e Kudretit, Erisionën. Trupi i vajzës është gjetur rreth 50 m larg bregut. Nëse nuk do të kishim marrë informacion të shpejtë, gjetja e trupit të vajzës do të ishte mjaft e vështirë, pasi deti ishte shumë i trazuar dhe rrymat ishin shumë të forta", ka thënë për "Shqip" shefi i kufirit për Vlorën, Edmond Thixha.
Më pas Thixha tregon se dy të mbijetuarit e tragjedisë, janë marrë në gomone dhe janë çuar për në spitalin rajonal të Vlorës, ku i janë nënshtruar menjëherë kujdesit të bluzave të bardha. "Rruga detare ishte më e shpejtë se ajo me rrugë automobilistike, ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku janë nën vëzhgimin e mjekëve", shton Thixha.
Ndërkohë, mësohet se 37-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa djali 13-vjeçar i familjes, është në gjendje të mirë shëndetësore. Trupat pa jetë të Kudret dhe Erisiona Çepeles, janë dërguar për në morgun e spitalit të Vlorës, ku i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Ekspertët kanë përcaktuar se shkak i vdekjes ka qenë asfiksia dhe ngjarja është klasifikuar si aksidentale.