Sot afati përfundimtar për dorëzimin e Formularit A2
Sot është afati i fundit për të dorëzuar formularin A2 në shkolla. Me anë të tij, kandidatët për në universitet duhet të zgjedhin 10 degët e preferuara të fakulteteve.
Kush nuk e ka dorëzuar ende duhet të bëjë kujdes me plotësimin, në mënyrë që të bëjë zgjedhjen e duhur.
Plotësimi i formularit A2 është i detyrueshëm edhe për të gjithë ata kandidatë që duan të konkurrojnë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Akademinë e Sporteve "Vojo Kushi" dhe programet e studimit të Edukimit Fizik e Sporteve në universitetet e Shkodrës dhe Elbasanit, krahas regjistrimit në konkurse përkatëse që ata kanë kryer pranë këtyre institucioneve.
Sa u përket provimeve me zgjedhje, ka nisur dy ditë më parë korrigjimi i testeve në 4 qendra vlerësimi.
Nëse nuk kalojnë në një nga lëndët me zgjedhje, ata nuk mund të bëhen pjesë e garës së universiteteve.
Testet janë shpërndarë në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Fier, në mënyrë që procesi të përfundojë sa më shpejt. Vetëm pas dy javësh, rreth datës 24 korrik maturantët do të mund të njihen me notat që kanë marrë.