E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në Shqipëri jam me zemër të qetë

16/02/2005  Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, në vizitën që po zhvillon në Shqipëri, ka zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Republikës si dhe përshëndetur parlamentarët shqiptarë gjatë fillimit të seancës së djeshme. Vizitën e tij në Shqipëri, Kryeministri turk e ka cilësuar, "një vizitë me zemër të qetë, pasi mes dy vendeve nuk ka pasur asnjë problem politik". Duke përcaktuar dhe shtylla bashkëpunimi si në nxitjen e investimeve, thellimin kulturor dhe intensifikim të bashkëpunimit parlamentar, kreu i ekzekutivit turk është shprehur optimist për integrimin e vendeve tonë në strukturat perëndimore. Sipas tij, "Republika jonë në 5 tetor hyn në fazën e integrimit për në Bashkimin Evropian, ndërkohë që përpjekjet tona për të aritur standardet e BE-së kanë filluar që në vitin 1963. Gjatë 25 muajve të mi në qeverisje janë përpjekur që të arrihen nga vendi im kriteret e Kopenhagës, dhe për të përqasur legjislasionin tonë me atë të vendeve të BE-së". Ndërkohë që Kryeministri turk ka shprehur mbështetjen që Turqia do t'i japë vendit tonë për integrimin në NATO. Një vend të veçantë në bashkëpunimim mes dy vendeve për Kryeministrin turk ka qenë ai mes ushtrive dhe bashkëpunimi ekonomik. Për Kryeministrin Erdogan, mes dy vendeve "duhet të shikohen me një mënyrë ndryshe". Pas përshëndetjes në parlament, Kryeminsitri turk, i shoqëruar nga delegacioni, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu. Në bisedime mes kreut të shtetit shqiptar dhe atij të qeverisë turke është trajtuar çështja e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve si dhe për situatën në rajonin e Ballkanit. Moisiu iu lut Erdogan t’i transmetojë Presidentit turk, Sezer, përshëndetjet e tij dhe dëshirën për ta parë në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›